LAJMI I FUNDIT: Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 29 March 2024
Martin Berishaj ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga prokuroria Speciale në Prishtinë.
Kjo sipas Gazetës Nacionale ku thuhet se ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar gjerësisht në medie.
Berishaj, të cilin pushteti e kishte mbrojtur fuqishëm, po përfaqësohet nga avokati Tomë Gashi.
Vitin e kaluar, mediat sllovene shkruajtën për një skandal të madh financiar, ku ishte i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, dukej që ishte përfshirë edhe ambasadori Berishaj.
Një televizion slloven, Planet TV, kishte raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj.
Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar, tregonte se në xhirollogarinë e MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MB Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.
Në raportimet e medies sllovene, Berishaj dyshohej se ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.
Në lidhje me këto akuza, ambasadori i Kosovës e kishte shkruar një status të gjatë në Facebook, ku kishte provuar që t’ju jepte përgjigje akuzave që i qëndrojnë mbi kokë, ndonëse shkrimi i tij vetëm se e kishte zgjeruar edhe më shumë mjegullnajën rreth rastit.
Sjellim ndër mend që Berishaj po hetohet edhe për raportim të rremë të pasurisë. Këtë hetim e kishte konfirmuar muaj më parë Agjencia Kundër Korrupsionit, duke theksuar se ka dorëzuar një kallëzim penal në prokurori.
Fillimin e hetimeve ndaj Berishajt për Nacionalen e kishte konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se rasti për të cilin keni parashtruar pyetje është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit”, theksohej nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Të tjera
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...
-
Dita e Evropës, pse zgjedhjet e qershorit janë vendimtare për të ardhmen e BE-së
Ndërsa institucionet e Bashkimit Evropian shënojnë themelimin embrional me Di...
-
Kurti: Duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie
Në Ditën e Evropës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova në vazhdimësi...
-
Osmani pjesë e tyrezës ekonomike në Dallas: I inkurajova që të bëjnë hapa konkret në dobi të ekonomive dhe qytetarëve tanë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Amerikë ka zhvil...
-
Ish-deputetja e PDK-së thotë se la partinë për Limajn: Njerëz si ai i duhen vendit
Aderimi më i ri në partinë politike NISMA, Xhevahire Izmaku ka treguar se si ...
-
Kurti shpërblen sërish Adi Krastën me udhëheqjen e Festivalit të Këngës në RTK
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar mbi riemërimin e Adri...
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, urë e fuqishme e aleancës Kosovë – SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ur...
-
Nga QKUK-ja japin detaje për policin i cili u plag os në Zllakuqan në Klinës
Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtë...
-
Sveçla për policin e plagosur: Përgëzoj zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së një...
-
Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike
Presidenti Italian, Sergio Mattarella të enjten në mesazhin e tij për Ditën e...
-
Valchev: BE-në synon paqe
Objektivi kryesor i Bashkimit Evropian është që të gjithë në territorin e tij...