Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 28 March 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukseset në politikën e jashtme.
Në një status në Faceboook, ndër sukseset, Kurti e vendosi edhe Këshillin e Evropës, ku më 27 mars Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës, por edhe liberalizimin e vizave, që hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti, por që kriteret për liberalizim ishin plotësuar vite më parë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Vitin 2024 e filluam pa viza në Zonën Shengen e me pasaportë shumëfish më të fuqishme, të cilën nga janari na e njeh edhe Spanja. Vitin e katërt në qeverisje e filluam me lajmin e mirë për avancimin e statusit të Kosovës në nivel të anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Po vazhdojmë me lajmin tjetër të mirë që morëm dje nga mbledhja e Komitetit për Çështje Politike, në procesin tonë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës – si shteti më i ri në organizatën më të vjetër ndërkombëtare në kontinent. Më 18 prill na pret Asambleja Parlamentare dhe një muaj më pas, në maj mbledhja e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare. Nga të dyja presim lajme të mira, pra që Kosova të anëtarësohet, dy vjet pas dorëzimit të aplikimit. Këto janë vetëm disa prej rezultateve. Sepse puna ka qenë e madhe, e gjatë dhe e pareshtur”, ka thënë ndër tjerash Kurti.
Ndonëse, gjatë qeverisjes së tij Kosova nuk është njohur nga asnjë shtet, Kurti e ka cilësuar si të suksesshme politikën e jashtme kosovare.
Ai i ka dhënë mbështetje edhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“Në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës vendosëm ligjshmërinë, shfuqizuam vendime arbitrare dhe punësime të jashtëligjshme. Kështu, rritëm nivelin profesional të diplomatëve dhe përmirësuam dukshëm shërbimet konsullore në ministri dhe në misionet jashtë vendit.”, ka shkruar ai.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...