“Veç mos shaj najsen”: Mesazhi i Kusari-Lilës për deputetin e VV-së që tregon si kurdiset debati në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus
16:18 | 28 Mars 2024
Komunikimet ndërmjet deputetëve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes vazhdojnë të nxisin shumë reagime.
Nacionale edhe në seancën e sotme ka siguruar një bisedë që është bërë ndërmjet shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të VV-së, Halil Thaçi.
Në fotografitë që ka siguruar Nacionale, Kusari-Lila i kërkon deputetit Thaçi të marrë fjalën për të diskutuar rreth kontratave njëburimore. Megjithatë, arsyeja është e çuditshme. Për të blerë kohë.
Madje në një pjesë të mesazhit, ajo i lutet deputetit që të mos shajë, por vetëm të bëjë disa pyetje.
“Merre fjalën edhe ti, se po na duhet me ble kohë. Vetëm mos shaj najsen, veq pyetje boni. Dmth, qetë dhe pa tension. Ok?”, i ka shkruar Kusari-Lila deputetit të VV-së.
Krejt ky diskutim duket të jetë bërë pas akuzave nga opozita lidhur me numrin e madh të tenderëve njëburimorë.
Nacionale e ka kontaktuar shefen e grupit parlamentar të VV-së dhe e ka pyetur a ndodhin këso komente rregullisht. Dhe, nëse iu thotë ndonjëherë deputetëve të partisë të shajnë në Kuvend. Megjithatë, ajo nuk ka kthyer përgjigje.

E deputeti Halil Thaçi ka deklaruar për Nacionalen se ai nuk ka qenë në skenar për të marrë fjalën, por që ia kërkoi këtë Kusari-Lilës pasi kishte disa replika.
“Mimoza Kusari po e quani deputete, po ajo është kryetare e grupit parlamentar. Vazhdimisht ne konsultohemi me Mimozën. Unë nuk kam qenë në skenar për të marrë fjalën, se kuptohet në grup parlamentar ne bëjmë skenarin e folësve, është normale ajo. Mirëpo unë kisha disa replika me i bë dhe kisha disa kontrata njëburimore që i kanë bërë anëtarët, ish-ministrat e LDK-së e PDK-së, për këtë arsye e kërkova fjalën prej Mimozës, ajo më shkrujti që mundesh me marrë fjalën, por s’e mora përsëri sepse përfundoi”, tha deputeti Thaçi për Nacionalen.
I pyetur pse Kusari-Lila i ka thënë të mos shajë, Thaçi deklaroi se është habitur pse e ka thënë atë fjalë pasi shefja e deputetëve të VV-së është e kujdesshme.
“Jo, s’ka raste kur thotë Mimoza shaje, s’di pse i kish dalë mos shaj najsen, në atë kuptimin e ofendimeve e ka pas. Unë javën e kalume edhe Nacionale e ka postu, problemin me Hykmete Bajrami qysh erdh te ulësja ime, absolut, sidomos Mimoza është shumë e kujdesshme në këto gjëra, se di pse kah ka i ka dalë qajo mos shaj. S’ka ndodh me sha asnjëherë”, tha Thaçi për Nacionalen.
Nacionale vitin e kaluar publikoi disa biseda ku po deputeti Thaçi fliste për disa punësime në KEK, dhe e akuzonte Luigj Imerin për arrestimin e Nagip Krasniqit.
Më pas, Nacionale publikoi biseda të tjera që tregonin se si Dejona Mihali jepte urdhër për votimin e komisioneres së FSK-së.
Kurse, ditë më parë Nacionale publikoi bisedat e deputetes Adriana Matoshi me Dejona Mihalin, ku kjo e fundit i tregonte çka të shkruante në rrjete sociale kundër analistëve.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































