Vidhen 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj, Policia jep detaje
Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 27 March 2024
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një këmbimore në rrugën “Sali Qeku” në Ferizaj.
Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai theksoi se grabitja ka ndodhur nga një person i maskuar nën kërcënimin e armës, teksa shtoi se dyshohet se janë grabitur 30 mijë euro.
“Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Qeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistolet) arrinë të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
“Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”.
Gjithashtu Veseli tregoi se një punëtor 30-vjeçar ishte në këmbimore në momentin e grabitjes, por që nuk raportohet për lëndime./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Problemi me valët, Telekomi jep një shpjegim për konsumatorët
Përgjatë ditës së enjte, janë raportuar probleme të shumta me valët tek numra...
-
Szunyog: Të punojmë dhe rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në ditën e Evropës, 9 majin, kë...
-
Dezinformatat për Gabriel Escobar, Qeveria mohon se lajmi për largimin e tij ka rrjedhur prej tyre
Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi që qarkulloi në fundjavë për “shkarkimin...
-
Publikohem pamjet/ Alma Arrazi afër Bunës, tre fëmijët ndjekin për dore nënën drejt rrugës pa kthim
Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmij...
-
Vajzën ia vrānë në Fushë Kosovë, shpërthejnë në lot prindërit e Claras
Argjentinasja 27-vjeçare ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë...
-
Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Evropës në sheshin kryesor ...
-
IPK e arrestoi: Ky është polici nga Gjakova që ngacmoi sek* ualisht të miturën
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari polic...
-
Arrestohet polici në Gjakovë, ngacmoi sek *ualisht të miturën
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrt...
-
Haradinaj kujton Ilir Konushevcin: Pas rënies së Luanit, humbja e tij ishte goditje e rëndë për ne
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Sadik Shabani
Dje është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Sadik Shabani nga Vushtrria. S...
-
Këngëtarja Teuta Selimi viktimë e dhünës në familje, e denoncon bashkëshortin dhe vëllain
Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, d...
-
Rriten çmimet e naftës
Çmimet e naftës u rritën të enjten, të ndihmuar nga të dhënat që tregojnë ore...