Vuçiq takon ambasadorët e QUINT-it për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
14:31 | 27 Mars 2024
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbajti një takim në Beograd me ambasadorët e vendeve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania).
Në takimin që nisi pak pas orës dhjetë, morën pjesë ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, përkatësisht Christopher Hill, Edward Ferguson, Pierre Cauchard, Luka Gori, Anke Konard, si dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuel Gioffre, raporton Radio Evropa e Lirë.
Temë diskutimi e takimit ka qenë situata politike në Kosovë.
Pas takimit, Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në Instagram se ka pasur një “bisedë të gjatë dhe të hapur me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së”, dhe se bisedimet do të vazhdojnë.
Siç njofton televizioni publik serb, RTS, në takim ka qenë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.
Takimi i mbajtur paraditen e së mërkurës, pasoi një postim të Vuçiqit një ditë më parë në Instagram, ku shkroi se Serbinë e presin ditë të vështira.
“Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit… Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare, si të Serbisë ashtu edhe të Sërpskas. Në ditët në vijim do ta informoj popullin e Serbisë për të gjitha sfidat që na presin”, thuhet në mesazhin e tij të publikuar më 26 mars.
Në Bruksel të hënën ka përfunduar pa marrëveshje takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit si mjet pagese me para në dorë, është i ndaluar në Kosovë që nga muaji i kaluar.
Një rund i ri i dialogut, siç është paralajmëruar, do të mbahet më 4 prill.
Përdorimi i dinarëve për pagesat me para të gatshme në Kosovë është ndaluar që nga 1 shkurti, kur Banka Qendrore e Kosovës nxori një vendim pwr zbatimin e rregullores e cila përcakton euron si valutën e vetme të vendit për pagesa me para të gatshme.
Kjo çështje shkaktoi edhe mosmarrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë ka vite që merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.
Diplomatët perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë dekretin për t’u dhënë kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me praktikën e re.
Në një intervistë së fundi për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se propozimet për dinar, të cilat bien ndesh me dekretin e Bankës Qendrore të Kosovës, nuk do të pranohen.
Palët kishin afat deri më 22 mars për të paraqitur propozimet e tyre për t’u diskutuar në mbledhjen e 25 marsit. /REL

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...

































