Ronaldo e ka edhe me gjyqtarët, ja si reagon kur largohet nga fusha/Pamje
Autori: Gazeta inFokus
14:25 | 27 March 2024
Humbja në miqësoren ndaj Sllovenisë nuk i ka shkuar mirë Cristiano Ronaldos. Kampioni portugez u largua nga fusha dukshëm i mërzitur, pasi kombëtarja luzitane pësoi disfatën e parë nën drejtimin e trajnerit Martinez.
Ndeshja mes Sllovenisë dhe Portugalisë përfundoi me rezultat 2-0, e vendosur nga golat e Cerin dhe Elsnik. CR7 luajti të gjithë miqësoren, por prania e tij nuk mjaftoi për të evituar humbjen. Rezultati nuk u tret dot nga Ronaldo, i cili pas fishkëllimës së fundit u inatos pak me të gjithë, teksa largohej nga fusha, duke gjestikuluar me inat, pa kursyer as tifozët e pranishëm në tribunë, duke iu bërtitur e fyer.
Me pak fjalë, ishte një mbrëmje për t’u harruar për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. Tërbimin e shoqëroi me gjestikulime, madje nuk kurseu as gjyqtarin e katërt me një gjest elokuent.
Me dy gishta ka treguar dy penalltitë që sipas tij duhej t’i jepeshin kombëtares portugeze. Edhe pse luan për Al Nassr në Arabinë Saudite, edhe pse është 39 vjeç, ai mbetet ende lojtar i pazëvendësueshëm për Portugalinë.
Ronaldo po përgatitet të luajë në Kampionatin Evropian të gjashtë, diçka që askush nuk e ka arritur ndonjëherë.
20 vite më parë ishte në fushë, në edicionin e luajtur në Portugali, të fituar nga Greqia, ndërsa në Gjermani do të sfidojë Turqinë, Gjeorgjinë dhe Çekinë në grup.
Cristiano Ronaldo left the pitch attacking the referee after ghosting against Slovenia.
No Penalty, No Party !!!😡
pic.twitter.com/4QTynEKPmI— Semper Fi (@SemperFiMessi) March 27, 2024

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































