Lajme

Moti në Kosovë me vranësira

Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 27 March 2024

Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve.

Në orët e mëngjesit reshjet do të humbasin intensitet, duke mbetur të izoluara vetëm në zona të caktuara.

Era do fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-59 km/h!

-Advertisement-

Temperaturat minimale do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy