Lajme

Një këmbësore goditet nga treni në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 26 March 2024

Një këmbësore është goditur nga treni.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:30, në lagjen Lakrishtë.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënese e policisë për rajonin e Prishtinës.

-Advertisement-

Ahmeti tha se me këtë rast këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore.

““Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhur në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy