Lajme

Malaj: Dhembja në Krushë të Madhe preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë dhe botës mbarë

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 26 March 2024

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj tha se masakra e Krushës së Madhe e lidhi mbarë botën në pikëllim dhe në vendosmërinë për të kërkuar drejtësi dhe paqe.

Malaj tha nga Rahoveci se vrasjet e rreth 250 personave në Krushë të Madhe para 25 vjetësh ishin sulme mbi “thelbin e dinjitetit dhe lirisë njerëzore”.

“Këto nuk ishin vetëm sulme kundër individëve, ato ishin sulme mbi thelbin e dinjitetit dhe lirisë njerëzore. Dhembja dhe vuajtja e shkaktuar këtu preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë, botës mbarë, duke na lidhur së bashku në pikëllim, por edhe në vendosmërinë tonë për të kërkuar drejtësi dhe paqe”, tha ai.

-Advertisement-

Ambasadori shqiptar tha se në Rahovec shkoi edhe si bashkëqytetar i prekur thellë.

“Si ambasador i Shqipërisë në Kosovë, unë qëndroj para jush jo vetëm si përfaqësues i vendit tim, por si një bashkëqytetar i prekur thellësisht nga historitë e mbijetesës dhe humbjes që ruan ky muze”, tha ai.

Malaj tha se “Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë me njëra-tjetrën”.

“Ne ndajmë historinë, ndajmë kulturën dhe një frymë të palëkundur euroatlantike që asnjë fatkeqësi s’mund ta zvogëlojë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera