Lajme

Vitia: Të gjithë invalidët e UÇK-së do të kompensohen për proteza të reja

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 26 March 2024

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka deklaruar se janë paguar 15 milionë euro borxh të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore gjatë vitit 2023, raporton Ekonomia Online.

Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, Vitia tha se Fondi vitin e kaluar në total ka shpenzuar mbi 22 milionë Euro.

Vitia foli edhe për shërbimin e veteranëve me proteza të reja, duke thënë se do të bëhet kompensimi i tyre me proteza të reja.

-Advertisement-

“Sa i përket invalidëve shumica kërkesave janë bërë në nëntor dhjetor 2023, përveq dy tri kërkesave që janë nga muaji gusht i vitit të kaluar dhe kur kemi parë që janë analizuar të gjitha rrugët dhe e gjithë qeveria jo vetëm Ministria ka pasur ndjeshmërinë maksimale të gjendet njëherë e mirë që të institucionalizohet i gjithë ky proces e të shkojë përmes fondit të sigurimeve shëndetësore dhe nga vendimi që kemi marrë para pak ditësh në Qeverinë Republikës së Kosovës dhe të gjitha këto kërkesa janë miratuar dhe të gjithë invalidët e UÇK-së do të kompensohen për mirëmbajtjen për proteza të reja.

Natyrisht është obligim, më së paku që mund të bëjmë për këtë kategori, në anën tjetër Ministria Shëndetësisë në tri vitet e ardhshme ka ndarë një buxhet mbi 2 milion e 100 mijë që këto shërbime përmes një plani të veprimit që ka miratuar në vitin e kaluar më këto investime edhe investime materiale dhe shtimin e numrit të resuresve njerëzore, këto shërbime mbas tri viteve invalidët e UÇK-së të mos kenë nevojë të dalin jashtë institucioneve tona publike, jashtë vendit tonë mirëpo t’ i marrin nga institucionet shëndetësore publike që ne se si shoqëri kemi obligim për t’ ju mundësuar sa do pak që mundemi, edhe problemet që ka kjo kategori”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera