Lundrimi në Tranzicionin e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor
Autori: S.I
12:46 | 26 Mars 2024
Tekstet shkollore në të gjitha nivelet përmbajnë fare pak materie mbi energjinë e ripërtëritshmedhe mbi perspektivat e Agjendës së Gjelbër që po bëhet gjithnjë e më dinamike.
Megjithatë çdokund në Ballkan, trendet po ndryshojnë në mënyrëmarramendëse. Në këndvështrimet e ekspertëveështë një rrjedhë e fuqishme e pandalshme që kërkon shumë dinamikë për një tranzicion më të shpejtë dhe më me pak dhimbje.
Nëpërpjekje për tëngritur edukimin e të rinjve për energjinëe ripërtëritshme, industrinë dhe tregun e saj punës, Iniciativa e Reformës Arsimore e Evropës
Juglindore – ERI SEE, GIZ dhe Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik ka nisur të krijojë një urë ballkanike. Kjo është një nga iniciativat që po mundohen të krijojë një rrjet bashkëpunimi të njohësve dhe vendimarrësve të kësaj fushe në rajonin e Ballkanit, energjia e së cilit është e varur fuqishëm në karburantet fosile.
Valbona Kadrijaj, Drejtoreshë e Cilësisë dhe Trajnimeve nëKompaninëkosovare të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike, KEDS, thotë se sektori i edukimit dhe energjisë duhet tregojnë një qasje proaktive me qëllim të identifikimit të nevojave të industrisë. “Nevojat e tregut të energjisë ripërtëritëse duhet të përfshihen në kurrikulat arsimore për të rezultate më të shpejta dhe më efikase,” thotë ajo.
“Zhvillimi i aftësive për mbështetjen e zhvillimit të sektorit të energjisë ripërtëritëse ështëelement qenësor”.
Sektorit të energjisëkudo në Ballkan ende i mungojnë hulumtimet, analizat dhe përgjigja sociale ndaj këtyre trendeve.
Nicolas Heger, Menaxher i Projektit duke folur nënjë takim me ekspertët e Ballkanit për edukimin mbi energjinëripërtëritëse dhe ndërtimin e urave për energjinë e qëndrueshme përmendiqë rrjetet energjetike në Ballkanin Perëndimor
kërkojnë sisteme të reja operimi. “Kërkohen teknologji dhe njohuri të reja për rrjetin dhe operatorët e tregut të energjisë kanënevoje për zgjidhje metodologjike”, tha ai. “Bazuar në integrimin e tregut të BE-së, tranzicioni i energjisë po bëhet gjithnjë e më pashmangshëm dhe edukimi i specialistëve mbetet njësfidë për tregun e punës”, shtoi ai.
Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor prodhohet nga termocentralet e mëdha me qymyr që përbëjnë më shumë se 50% të emetimeve rajonale të karbonit dhe shumica e tyre janë ndërtuar më shumë se pesë dekada më parë.
Tina Sharic, drejtoreshë e Iniciativës për Reformën Arsimore të Evropës Juglindore, ERI SEE, thekson se edhe pse në Ballkanin Perëndimor ekziston ende dominimi i lëndës djegëse të qymyrit dhe drurit, çështja e transformimit të gjelbër kërkon vendime strategjike dhe nivel të lartë bashkëpunimi.“Sistemet arsimore duhet të jenë në përputhje me objektivat e gjelbra vendore,rajonale dhe kërkesat e tregut”, thotë ajo. “Hartimi i kurrikulave duhet të përfshijë jo vetëm pjesën arsimore, por edhe politikëbërësit e industrisë dhe mjedisit”.
Aleksander Macura, drejtori i Programi të RES,thotë se mënyra në të cilën energjia transformohet dhe konsumohet bazohet në vendimet e marra dekada më parë. “Kjo nuk lehtëson krijimin e vlerave që i duhen shoqërive tona”.
Vedad Suljiq, drejtor i Qendrës për Zhvillim Ekonomik, Teknologjik dhe Mjedisor me seli në Sarajevë, CETEOR,thekson se ekziston një nevojë urgjente për të rritur kapacitetet e aktorëve kryesorë që punojnë në sektorët e lidhur me eliminimin e karbonit. “Atyre duhet t’u mundësohet qasje në fondet e për dekarbonizimin, përfshirë edhe ato BE-së”, tha ai. “Kjo përfshin edukimin, aftësitë, mjetet dhe procedurat që lidhen me aktivitetet e lidhura heqjen e karbonit”.
Branko Ançiq,një hulumtues nëInstitutin për Kërkime Sociale në Zagreb thekson se situata aktuale e mundësisë sëkolapsit vjen njëekonomi e varur krejtësishtnëkarburante fosile. “Për të arritur tranzicionin energjetik, shoqëritë tona duhet të ndryshojnë mënyrën e prodhimit të energjisë qërrjedhimisht çon te burimet e kufizuara natyrore”,thotë ai.
Një edukim me më pak kosto apo falas po shihet si një prej opsioneve që tërinjtë dhe bizneset të mund tëpërshtatenmë shpejt me kërkesat e “Agjendës së Gjelbër”. Ejvis Gishti, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare për AFP dhe
Kualifikime në Shqipëri,thotë se pavarësisht një situatë zymtë nëBallkan,ka ende kohë për të kapur trendet e zhvillimit tëresurseve për energji të gjelbër. “Nevojat për aftësi të reja për energjinë të ripërtëritshmekërkojnë hulumtime se cilat vende pune dhe aktivitete do të nevojiten si rezultat i tranzicionit të gjelbër”, thotë ai.
Planet kombëtare 10-vjeçare të energjisë dhe klimës (NECPs) përshkruajnë se si vendet e BE-së synojnë të përmbushin objektivat e BE-së për energjinë dhe klimën për vitin 2030.
Ndonëse kostoja e BE-së për zbatimin gradual të rregullave të sektorit mjedisor dhe të energjisë elektrike deri në vitin 2030 është ende e papërcaktueshme, të ardhurat e mundshme nga tregtimi i emetimeve mund të sjellin rreth 2,8 miliardë euro në vit për projektet e energjisë së gjelbër.
Bazuar në të dhënat studimore të Komisionit Evropian dhe Agjencisë Evropiane të Statistikave (EUROSTAT) planet shtetërore të energjisë dhe klimës në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihen Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi deri në vitin 2026, do t’i kushtojnë rajonit më shumë se 500 milionë euro në vit.
Sandra Brkanoviq, shefe e Departamentit për Kërkim dhe Zhvillim të Kualifikimeve nëQendrën për Arsim Profesional në Mal tëZi, tregon se me strategjitë dhe synimet rajonale për energji tëqëndrueshme, programet arsimore ndërkufitare bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. “Zhvillimi i aftësive në nivel rajonal në fushën e efikasitetit të energjisë sëripërtëritëse është një urë me shumë shtylla”, thekson ajo.
Sidoqoftë analistët e politikave të energjisë së ripërtëritshmethonë se tranzicioni i gjelbër gjithashtu ka nevojë për një transformim të rëndësishëm social, ku konsumi i reduktuar do të reduktonte gjithashtu ndikimin mjedisor.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































