Sport

Pique shton dyshimet: Xavi nuk do të largohet

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 19 March 2024

Gerard Pique parashikon që Xavi Hernandez do ta rishikojë vendimi e tij dhe do të mbetet trajner i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm. Ish-qendërmbrojtësi dhe kapiteni i “blaugranave” theksoi se edhe nëse nuk fiton trofe, por bind me lojën dhe organizimin e skuadrës, drejtuesit e klubit do ta mbajnë Xavin.

“Unë nuk mendoj se vendimi i Xavi është 100% përfundimtar. Besoj se do të qëndrojë”, duke lënë të kuptohet se këtë çështje e ka diskutuar me Xavin.

Këto komente bien ndesh me qëndrimin e ish-lojtarit të Barcelonës, i cili në shumë konferenca të fundit për shtyp ka deklaruar se vendimi i tij për t’u larguar është i prerë.

-Advertisement-

Xavi përmendi para ndeshjes me Atleticon se është i përfshirë në planifikim, duke shprehur përkushtimin e tij ndaj klubit dhe synimin e tij për të pushuar pas këtij sezoni.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy