Lajme

Nisma me risi, ja kush iu bashkua partisë së Fatmir Limës

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 16 March 2024

Kardiologu Gani Bajraktari, ka aderuar në Nisma Socialdemokrate. Aderimi i tij u bë të shtunën përmes një konference për media.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se Bajraktari do të jetë në listë për deputet në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa do ta udhëheq sektorin për shëndetësi.

“Nga sot i është bashkuar një prej kontributdhënësve më të mëdhenj në fushën e shëndetësisë, Prof. Dr. Gani Bajraktari. Doktorit i jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për vendimin e ti që të bashkohet me ne, për të nisur një angazhim të përbashkët për të mirën e Kosovës, e që doktori e ka dëshmuar gjithnjë, varësisht nga rrethanat dhe nevojat e vendit. Nisma Socialdemokrate është e nderuar për ardhjen e një personaliteti të jashtëzakonshëm, dhe shembulli i doktorit duhet të shërbejë për të inkurajuar njerëzit e profileve të ndryshme, që përmes aktivizimit politik të kontribuojnë për vendin, sepse Kosova ka nevoje për njerëz të tillë”, tha Limaj.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy