Lajme

Rama: Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 14 March 2024

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është nënshkruar kontrata në vlerën e 3 milionë eurove për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore në Prishtinë.

Rama, ka bërë të ditur se punimet për realizimin e këtij projekti, do të nisin brenda ditësh.

“Kjo do të mundësojë që Qendra e Prishtinës të shkarkohet dukshëm nga komunikacioni” – ka deklaruar Rama.
Kryetari Rama ka bërë të ditur që gjatë ditëve në vazhdim do të publikojë edhe kontratat e tjera të nënshkruara për realizimin e projekteve të mëdha që do të transformojnë Prishtinën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera