Shqetësuese: Fëmijët kosovarë, 40% më pak të zhvilluar në aspektin fizik se sa vendet e rajonit
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 12 March 2024
Gjendja e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës janë arsyeja e mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.
Por, shqetësuese për anëtarët e komisionit sot, ishte edhe mos prezenca e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, e cila nuk ishte prezente për shkak të, siç u tha, të agjendës së ngjeshur.
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit është ankuar se fondi i orëve të edukatës fizike është i pamjaftueshëm, infrastruktura duhet të përmirësohet, mungojnë pajisjet bazë dhe shumë probleme të tjera.
Dekani i këtij fakulteti, Musa Selimi thotë se në një hulumtim që fakulteti ka bërë del se 40 për qind e performancës në aktiviteteve fizike, fëmijët kosovarë janë më pak të zhvilluar sesa në vendet e rajonit.
Ata kërkuan që të rritet numri i orëve në shkolla për lëndën e edukimit fizik.
“Arsyeja përse kemi kërkuar këtë takim është pikërisht nevoja që të ndryshojmë gjendjen kritike të cilën e kemi tek rinia jonë, fëmijët tanë në edukim fizik dhe sport. Ne jemi duke implementuar disa projekte të rëndësishme rreth edukimit fizik, përgatitjes fizike të fëmijëve, performancës së tyre, fitnesit dhe në parametrat që ne i kemi mat deri sot, kemi ardhur në përfundim që me vendet e rajonit jeni shumë larg dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa është e rëndësishme edukata fizike, fondi i orëve të edukatës fizike, mësimi i specialistëve nga klasa e parë në të pestën dhe po ashtu profesori i edukatës fizike të jetë prezent në orët tek fëmijët në parashkollorë. Në hulumtimin e fundit si fakultet që kemi bërë, del se 40 për qind të performancës të aktiviteteve fizike, fëmijët tanë janë më pak të zhvilluar sesa vendet e rajonit, kemi marrë mostra nga Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe nga Shqipëria, që është një situatë shumë kritike, sepse mendojmë që aktiviteti fizik sipas organizatës botërore të shëndetësisë, çdo fëmijë e ka patjetër që të ketë 60 minuta aktivitet fizik gjatë ditës. Fatkeqësisht, vendi ynë, i ka vetëm dy orë të edukatës fizike që është situatë që nuk mund ta krahasojmë me vendet e rajonit”, thotë Selimi.
Ndërsa, koordinatorja për promovimin e shëndetit në shkolla nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Leonora Shala, shton se çështja e orëve mësimore është sfiduese edhe për MAShTI-n, por shteti ka zgjedhur të jenë dy orë në atë kohë dhe është adresuar plan programi vetëm për dy orë të edukatës fizike. Ajo shton se pesë orë mund të realizohen përmes aktiviteteve ekstra korikulare.
“Në bazën e këtij programi, Ministria e Arsimit ka ndërhyrë në adresimin e çështjes të shëndetit për herë të parë në plan programin mësimor, duke adresuar të gjitha konceptet e shëndetit, duke filluar nga mirëqenia e plotë fizike, psikike, shëndetin mendor, vetëdijesimin, dukuritë negative, ushqimin e shëndetshëm dhe arsimin për zhvillim të qëndrueshëm dhe janë zgjedhur mësimdhënës të edukatës fizike për të adresuar këtë çështje gjatë orëve mësimore, duke realizuar edhe aktivitete të tjera sportive, kryesisht që i ndihmojnë edhe shëndetit të fëmijëve në shkolla. Është sfidë edhe për neve, çështja e orëve mësimore, por plan programi jonë për momentin, shteti ka zgjedhur me i pas dy orë në atë kohë dhe është adresuar plan programi vetëm për dy orë të edukatës fizike, ne dimë që ka shumë nevojë të jenë edhe pesë, por mund t’i realizojmë përmes aktiviteteve ekstra korikulare”, shton Shala.
Po ashtu, anëtarja e Komisionit për Arsim nga Lëvizja Vetëvendosje, Arjeta Fejza, është shprehur e shqetësuar sepse efektiviteti i orëve mësimore është kaq i ulët dhe kjo e vë në pikëpyetje tërë përkushtimin që e kanë mësimdhënësit e edukatës fizike.
“Projekti sporti në shkolla, është një ndër fokuset e realizimit të këtij projekti e ka ngritjen e kapaciteteve për mësimdhënës në organizimin e aktiviteteve sportive, ky është një projekt i cili do të jetë gjashtë vite dhe në kuadër të këtyre gjashtë viteve synohen të realizohen disa objektiva, ndër të cilat është edhe zhvillimi i aktiviteti të rregullt sportiv dhe fizik, organizimi i garave sportive, fuqizimi i shkollave me pajisje sportive dhe përmirësimi i infrastrukturës sportive shkollore. Ky projekt ka filluar të zbatohet me 49 shkolla dhe 23 komuna të Republikës së Kosovës. Është shqetësuese ajo që sapo e dëgjuam si informacion, por që efektiviteti i orëve mësimore është kaq i ulët dhe kjo e vë në pikëpyetje tërë përkushtimin që e kanë mësimdhënësit e edukatës fizike. Në këtë drejtim konsideroj se kjo është një e dhënë shqetësuese dhe ne do t’i adresojmë në takimet që do t’i kemi me ministrinë e arsimit por edhe në institucionet e tjera “, shprehet ajo.
Të tjera
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...