Lajme

Shefi i OSBE-së në Kosovë mirëpret vendimin e KQZ-së për katër komunat veriore

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 08 March 2024

Më 21 prill do të vendoset për ose kundër largimit të kryetarëve të katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kështu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme. Anëtarët e KQZ-së kanë votuar me 8 vota për dhe 2 abstenime në këtë pikë.

Këtë e ka mirëpritur shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, i cili vuri në pah se tash procesi zgjedhor duhet të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.

-Advertisement-

“Verifikimi i Komisionit Zgjedhor të Kosovës për nënshkrimet në mbështetje të votave për tërheqjen e kryetarëve në të 4 komunat veriore është një hap i mirëpritur, ashtu si edhe vendimi për caktimin e votimeve. Tani është e rëndësishme që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente”, shkroi Davenport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera