PSD me aksion në oborr të Qeverinë, kërkojnë nga Kurti t’i largojë disa persona nga partia
Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 08 March 2024
Partia Socialdemokrate ka realizuar edhe sot aksion në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Para hyrjes së objektit, aktivistë të PSD-së, kanë shkruar me ngjyrë një porosi për kryeministrin Albin Kurti.
“Kryeministër kryej punët e shtëpisë, largoj konservatorët prej partisë”, është fjalia përmes së cilës po kërkojnë largimin e disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dolën kundër projekt ligjit për Kodin Civil.
Shkrimi i plotë nga Dardan Molliqaj:
Dorëzimi para konservatorismit nuk tregon për forcën e grupeve të tilla, por kalkulim të qeverisë përmes partisë. Diversiteti është kthyer në alibi për bashkekzistencë të të kundërtave, brenda të njëjtit subjekt. Ata i thonë demokraci, por në të vërtetë paraqet koalicion me konservatorizmin dhe patriarkalizmin. E si mund të pritet ndryshe nga një model i politikanit që udhëheq përmes figurës së njëshit?
Ankesat se si nuk po ju dëgjojnë deputetët nuk janë bindëse nëse jeni të heshtur para tyre. Për më tepër që ne e dimë disiplinën brenda partisë tuaj kur prekën kornizat politike. Apo mbase kjo është shenjë se si mbështjellësi politik e ideologjik i juaji ka material konservator tashmë, dhe ruajtuja e asaj çfarë keni arritur është synimi, përtej kauzave.
Propozimi i ligjeve, por braktisja e debatit publik për ato, na lë ta kuptojmë se ju po rriteni duke mirëmbajtur dhe shpesh ushqyer rryma të dëmshme për shoqërinë dhe gratë në veçanti.
Kryeministër kryej punët e shtëpisë!
Largoj konservatorët prej partisë!
Të tjera
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...