Rozë

Beatrix uron me fjalë zemre Albanin për ditëlindje

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 07 March 2024

Beatrix Ramosaj para pak orësh ka ndarë një postim me ndjekësit ku kishte uruar vëllain e saj Albanin për ditëlindje.

Albani sot ka mbushur 28 vite jetë, andaj nuk kishte si të mungoj urimi nga motra, shkruan “Kosovarja”.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime. 28 vjet më parë, Zoti më bekoi me dhuratën më të pabesueshme që kam njohur ndonjëherë. Ti gjysma ime më e mire, dije se dëshirat e mia për ty janë të pafundme, secila mbart shpresë për lulëzimin e ëndrrave të tua. Çmoje çdo moment, bëj çdo rrahje zemre të vlejë, unë do të jem gjithmonë aty për ty, i meriton të gjitha, vëlla. Të dua më shumë sesa mund të shprehin fjalët” ka shkruar Trixa.

-Advertisement-

Kujtojmë se Albani ka rrëmbyer disa çmime për zërin dhe përformancat e tij unike në skenën e muzikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera