Lajme

Kuvendi sërish nuk arrin t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 07 March 2024

Sërish nuk është arritur të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, në mungesë kuorumi.

Pavarësisht që nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës votuan pro Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, marrëveshja nuk u miratua.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëri të ditur se 76 deputetë votuan, ndërkaq katër deputetë nuk morën pjesë në votim.

-Advertisement-

Kuvendi në rend dite kishte edhe disa marrëveshje tjera ndërkombëtare, e të cilat u bartën në seancën tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.

“Nuk ka kushte Kuvendi për t’i trajtuar këto… të gjitha këto pika të rendit të ditës i kalojnë një seance tjetër”, tha Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera