Sarri: Cikli i Lazios ka përfunduar, revolucion ose largohem në verë
Autori: Gazeta inFokus
14:39 | 06 March 2024
Eliminimi nga Liga e Kampionëve djeg jo pak te Lazio, që për më tepër, po zhgënjen edhe në kampionat, ku duket e vështirë të arrijë një vend në zonën Champions të renditjes.
E pranon këtë edhe trajneri Maurizio Sarri, që në sezonin e tij të tretë në stolin e bardhekaltërve thekson se ka ardhur fundi i një cikli dhe paralajmëron rinovimin e skuadrës, ose largimin e tij.
“Unë kam kontratë me Lazion deri në verën e 2025-ës, por dokumentet vlejnë deri në një farë pike dhe nuk mund të të mbajnë të lidhur me pahir. Unë mendoj se te Lazio ka përfunduar një cikël, pasi nuk kemi një skuadër shumë të re. Në verë duhet të rifillojmë me një revolucion, për të hapur një cikël të ri”, u shpreh trajneri.
Nuk munguan sërish pakënaqësitë e Sarrit me kalendarin, duke sjellë në vëmendje dopio-sfidën me Juventusin dhe derbin me Romën.
“Kalendari nuk ka qenë aleati ynë në një sezon shumë të ngarkuar. Madje edhe tani që jemi eliminuar, do ta kemi shumë të vështirë, Rikthehemi në fund të marsit me dy ndeshje radhazi ndaj Juventusit dhe derbin me Romën, të gjitha këto në harkun e 8 ditëve. Duket një çmenduri e vërtetë”, tha trajneri.

T� tjera
-
“Mos e prekni KFOR-in”, ekspertët amerikanë i bëjnë thirrje Pentagonit të mos tërheqë trupat nga Kosova
Mark Montgomery dhe Ivana Stradner, dy ekspertë të çështjeve të sigurisë kanë...
-
Anton Quni: Djali im kreu shërbimin obligativ ushtarak kroat, për ne Kroacia s’është thjesht vend i huaj, por shtet mik
Deputeti i LDK’së, Anton Quni, sot në foltoren e Kuvendit ka folur për betimi...
-
Shtrenjtimi i jetesës, Nagavci: Krizat ndërkombëtare s’mund të jenë arsyetim për çdo rritje çmimesh
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka dek...
-
Quni: U linçova për djalin, ai e ka pasaportën kroate, ku shërbimi ushtarak është i obligueshëm
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka reaguar pas kritika...
-
Haxhiu për Ligjin për Specialen: Nuk është në rend dite të seancës së Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për D...
-
Haradinaj kërkon monitorimin e vizitave të politikanëve serbë: Kush shkel ligjin, të arrestohet
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve n...
-
Osmani: LDK-ja nuk mbështet rikthimin e ligjit të njëjtë për Specialen
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Vjosa Osmani, ka deklaruar se që...
-
Ankesa e dyshimtë që i shkoi OSHP-së në “çastet e fundit” për tenderin 8 milionësh të KOSTT-it
Pak para hapjes së ofertave për tenderin 8 milionësh të KOSTT për nënstacion ...
-
Haradinaj: E mbështesim ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca e mbështet...
-
Abrashi: Do ta mbështesim rrëzimin e vetos së Presidentes për Ligjin e Speciales
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar në Komisionin p...
-
Pse Ligji për Dhomat e Specializuara pritet të votohet sot ashtu siç është
PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje që ligji për Dhomat e S...
-
“Qeveria na bllokon, qytetarët po e paguajnë çmimin”, Rama kërkon ndihmën e privatëve për pastrimin e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për bllok...
































