Ish-lojtari Italian: Asllani lëvizi si një ekspert te goli, nuk kam parë lojtar me mentalitet si ai
Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 06 March 2024
Kristjan Asllani ka kaluar me sukses provën e tij të vërtetë te Interi. Mesfushori shqiptar zhvilloi tre paraqitje nga minuta e parë në harkun kohor të një jave.
Paraqitjet ishin mjaft pozitive për 21-vjeçarin, i cili gjithashtu numëron një asist dhe një gol të shënuar në këto tre sfida. Françesko Pratali ka dhënë një intervistë për “FCInter1908.it”, ku ka analizuar profilin e Asllanit, me të cilin ka edhe njohje personale.
“Kur luan Kristjan ne zëmë gjithmonë këndin më të mirë në divan (për ta parë)! Ai ka qenë gjithmonë tifoz i Interit, që i vogël. Të shënosh gola në “San Siro”, para tifozëve, me një stadium plot dhe me një fanellë të Interit, mendoj se është gjëja më e mirë për të. Ka disa kohë që e pret këtë moment. Është dikush që e ka golin në venat e tij. Për mendimin tim është një djalë shënon 4-5 herë në kampionat.
Ju siguroj se nuk është e lehtë të jesh gati dhe të bësh diferencën në një ekip që synon të fitojë kampionatin. Nuk kisha asnjë dyshim për këtë. Ai është një djalë me profesionalizëm të jashtëzakonshëm. E pashë të tillë kur ishte 16 vjeç, nuk kam parë kurrë dikë me një mentalitet si ai. Ishte që atëherë i rritur. Kjo ka qenë gjithmonë një nga pikat e tij të forta.
Ai i ishte afruar edhe herë të tjera (golit). Fakti i gjetjes së vazhdimësisë dhe besimit e lejoi gjithashtu të provonte një goditje shtesë, të merrte një përgjegjësi shtesë. Unë shoh që ai ka hyrë efektivisht në rotacionet e Inzagit. Grupi e trajton si një lojtar të rëndësishëm. Është lojtar inteligjent. Ndoshta bën dy futje (në zonë), por i bën në momentin e duhur, kur sheh mundësinë se mund të lëndojë. Ai bëri një lëvizje si një lojtar ekspert dhe më pas shënoi një gol të shkëlqyer”, ka thënë Françesko Pratali.
Të tjera
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...