Ramadani: Nëse dëmtohet edhe partneriteti praktik i sigurisë kjo do të paraqiste një fazë dëshpëruese për të ardhmen e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 05 March 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po kritikohet vazhdimisht për mos ruajtje të raporteve me shtetet aleate e sidomos pas reagimit të dytë e goxha të ashpër të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i cili tha se SHBA-të janë miq të Kosovës mirëpo jo deri në atë pikë sa të mirëpresin çdo vendim të çdo qeverie.
E në lidhje me këtë, Burim Ramdani, ish shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka thënë për Gazetën Infokus se vendi vetëm ka nisur ti vuajë pasojat e kësaj qasjeje të qeverisë.
Sipas Ramadanit pasoja e parë ishte në Këshillin e Sigurisë të OKB-së ku SHBA-ja nuk mund të argumentonte pa i dhënë edhe Kosovës po ashtu kritika të forta.
“Kosova veç po i vuan disa nga mungesat e mbrojtjes së pakushte Amerikane, për shkak të mungesës së qasjes së përbashkët në trajtimin strategjik të çështjeve. Pasoja e parë direkte ishte në KS të OKB-së, ku SHBA e kishte të pamundur të argumentojë gjatë mbledhjes pa dhënë kritika të forta ndaj Kosovës po ashtu. Kjo është në linjë të njëjtë me paralajmërimet e vazhdueshme të Ambasadorit Amerikan në Kosovë”, ka thënë ai.
Eksperti i sigurisë ka kërkuar nga qeveria që ti përgjigjet apelit të ambasadorit amerikan para se pasojat e mos mbrojtjes së Kosovës të prekin thellësisht vendin.
“Apelimi i ambasadorit duhet të prek ndërgjegjen institucionale dhe qytetare të të gjithëve në Kosovë, para se pasojat e mos mbështetjes ‘blanko’ të mos i ndjejë shteti thellësisht. Përpos aspektit diplomatik, është tejet e domosdoshme që Kosova ta ruajë lidhjen speciale në aspektin e sigurisë me SHBA-në. Kam frikë se pas apelimit dhe lutjes amerikane për qasje të përbashkët strategjike, Kosova mund të dëmtohet edhe në partneritetin praktik të sigurisë dhe kjo do të paraqiste një fazë dëshpëruese për të ardhmen e Kosovës”, tha ai për Infokus.
Kujtojmë se kësaj here “mollë sherri”, u bë rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, dhe vendimi për dinarin.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në dy deklarata publike u tregua goxha i ashpër derisa herën e fundit i kujtoi qeverisë Kurti se SHBA-të nuk janë aty për tu pajtuar e për të mbrojtur çdo vendim të tyre.
Derisa po ashtu demantoi edhe deklaratat e kryeministrit Kurti i cili tha se raportet e Kosovës me Amerikën nuk janë prekur.
“Mesazhi jonë ka qenë i qartë. SHBA është shqetësuar për formën se si këto rregullime kanë hyrë në fuqi. Ne kemi kërkuar nga Qeveria që vendimi të shtyhet pasi që duhet të ketë procedurë për serbët në transferimin e parave në bazë të ligjeve të BE-së. Kjo do të duhej të diskutohej në dialog”, kishte deklaruar Hovenier.
Hovenier tha se çdo zyrtar i qeverisë që thotë se marrëdhëniet Kosovë – SHBA nuk janë prekur, nuk e thotë të vërtetën./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari
Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e...
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...
-
Vdekja e 25-vjeçarit në punë, arrestohen tre menaxherë të një kompanie
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pa...
-
Policia shqiptoi 1.855 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
FSK trajnohet për sistemin e avancuar të armëve SARP
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), bënë të ditur se në kuadër të bashkëpunimi...
-
Kurti e Sveçla vizitojnë veriun, vendosin gurin themeltar të nënstacionit policor dy kilometra afër kufirit me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brends...
-
Shala për “Superpunën”: Shembull flagrant i shkeljes ligjore dhe keqpërdorimit financiar
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se projekti i Ministrisë së Financave...
-
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e grupit parlamentar...
-
KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit i përgjigjen sulmeve të Hekuran Muratit: Synimet për të minuar punën e Prokurorisë Speciale do të dështojnë
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë re...
-
Rrạhu gruan dhe vajzën, arrestohet i dyshuari në Shtërpcë
Në Shtërpcë është arrestuar një person, pasi që në gjendje të dehur, dyshohet...