Vuçiqi shkruan në tabelë se kërkohet nga Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 04 March 2024
“Nga Serbia pritet që de facto ose de jure ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë të heqë dorë nga çfarëdo lidhjeje politike dhe ekonomike me Republikën Serbe; pastaj vendosja e sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe qëndrim kundër Kinës dhe vendosja e një regjimi kukull në Serbi si ai i viti 2012”.
Kështu është shprehur Aleksandar Vuçiqi në fjalimin e tij para publikut, por edhe e ka shkruar në dërrasën e zezë.
Në formë të shkruar dhe verbale, ai përsëri ka përcjellë mesazhin se “në çfarë mënyre rrezikohet Serbia”, duke vënë në dukje edhe një herë “rolin tradhtar” të mediave, organizatave joqeveritare, por edhe grupeve tjera, duke përmendur ato fetare dhe tifozët.
Ai u ndal veçanërisht në pritshmërinë e tretë të madhe – ndërrimin e regjimit, duke paraqitur tri mënyra se si po tentohet të bëhet kjo: Përmes dehumanizimit të personalizuar (të presidentit), demonizimit dhe kriminalizimit të Serbisë (konkretisht rreth akuzave për zgjedhje të vjedhura dhe situata e keqe në media), presioni rreth Banjskës dhe shpikja e aferave. Por: “Ka rënë miza te ariu”, tenton të bëhet ironik Vuçiqi.
“Situata në lidhje me dinarin nuk është përmirësuar në asnjë mënyrë në Kosovë, përkundër përpjekjeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë për të ndihmuar në situatën e vështirë të serbëve të Kosovës dhe për të bindur autoritetet e Kosovës që të ndryshojnë vendimet e tyre”, ka pretenduar Vuçiqi.
Nuk ka indikacione se këto vendime do të ndryshojnë, pretendon ai, prandaj në përputhje me rrethanat:
“Në periudhën e ardhshme do të detyrohemi të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të menaxhojmë apo të gjejmë zgjidhje alternative për furnizimin e parave – nga pagesa e pagave e deri te pensionet për njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë presidenti serb, pa specifikuar ndonjë gjë në lidhje me “alternativat”.
Më pas ai u ngrit në këmbë për të treguar pse u bë kjo, duke shkruar gjetjet në tabelën e tij elektronike kineze.
Thuhet dhe shkruhet se nga Serbia priten tri gjëra, duke pasur parasysh se është në rrugën evropiane: E para është njohja de facto ose de jure e Kosovës.
“Në atë pjesë, ju gjithmonë keni në nëntekst, heqjen dorë nga çdo mbështetje politike dhe ekonomike për Republikën Serbe.
Nën dy – vendosja e sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe një qëndrim antikinez, dhe nën tre: “Serbia si një vend i lirë dhe i pavarur nuk është diçka që është popullore dhe moderne në Evropën e sotme, kështu që është e rëndësishme të vendoset një regjim kukull në Serbi siç ka qenë deri në vitin 2012”, ka pretenduar Aleksandar Vuçiq.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...