Për herë të parë mbi 2 mijë mjekë e profesorë obligohen ta deklarojnë pasurinë në APK
Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 02 March 2024
Për herë të parë në Kosovë, mbi 2 mijë mjekë dhe profesorë janë të obliguar që ta deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Brenda afatit një mujor, i cili do të përfundojë më 12 mars, 1500 mjekë nga spitalet rajonale dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke përfshirë edhe 800 profesorë nga shtatë universitetet publike, janë të detyruar ta kryejnë këtë obligim ligjor.
Kështu thotë drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, derisa tregon se ndëshkimet ndaj këtyre dy kategorive në rast se nuk i përgjigjen thirrjes për deklarim të pasurisë, vijojnë me gjobë monetare e deri me burg efektiv.
Në një intervistë për KosovaPress, Buleshkaj potencon se vitin e kaluar kanë dorëzuar 90 kallzime penale për mos deklarim të pasurisë nga zyrtarët publik. Ai shton se këtë vit pritet që numri i atyre që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, të arrijë në afro 13 mijë, dy mijë më shumë se vitin paraprak.
“Nga të dhënat që i kemi pranuar nga institucionet janë 1500 mjekë të sistemit sekondar dhe terciar që i bie të spitaleve rajonale dhe të QKUK-së si dhe janë mbi 800 profesorë të shtatë universiteteve publike të cilët janë të obliguar që ta bëjnë deklarimin e pasurisë në këtë periudhë për herë të parë. Periudha e deklarimit të pasurisë ka filluar me 11 shkurt ndërsa përfundon me 12 mars të këtij viti. Shumë nga ta, tashmë edhe kanë deklaruar pasurinë. Janë një numër i tyre, që mbajnë përveç pozitës së mjekut apo profesorit edhe pozita të tjera, e në kuadër të pozitave të tjera e kanë bërë deklarimin e pasurisë. Po besoj që është një numër ndoshta nga ta diku 100 që nuk kanë nevojë ta bëjnë deklarimin e pasurisë…Si total është mbi 2300 zyrtarë publik që e kanë për obligim që në këtë fazë ta bëjnë deklarimin e pasurisë”, tha Buleshkaj.
Buleshkaj për KosovaPress thekson se ndëshkimet fillestare ndaj atyre që nuk e deklarojnë pasurinë brenda afatit të caktuar janë të dy niveleve, derisa shton se ndëshkimi i parë është administrativ, për çka do t’u shqiptohet një gjobë mandatore në shumën prej 30 për qind të pagës së tyre. Ai tutje potencon se ndëshkimi tjetër përfshinë kallëzimin penal, për çka thotë se dënimi mund të variojë nga tre deri në pesë vjet burg efektiv, varësisht nga shkeljet.
“Ndëshkimet fillestare janë të dy niveleve. Ndëshkimi i parë është administrativ që e pranojnë nga ne. Ata të cilët nuk e bëjnë deklarimin e pasurisë iu jepet një afat shtesë deri në 15 ditë, në qoftë se e deklarojnë me vonesë e marrin një gjobë mandatore nga agjencia në shumën prej 30 për qind të pagës së tyre. Në qoftë se paga e tyre është 1500 euro, i marrin rreth 500 euro një gjobë. Ndërsa, nëse prapë nuk e bëjnë deklarimin prapë edhe pas periudhës dy javore nga afati i fundit, atëherë ne detyrohemi të bëjmë kallëzim penal. Pastaj, prokuroria ngrit kallëzim penal dhe gjyqësori mund ta dënojë edhe me burg efektiv deri tri vjet apo pesë vjet, varësisht nga shkeljet, por edhe me gjobë shtesë”, theksoi Buleshkaj për KosovaPress.
Ndër të tjera, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj thotë se në vitin 2023 kanë dorëzuar rreth 180 kallzime penale më pak se vitin 2022 për mos deklarim të pasurisë. Ai shpreson që të vazhdojë ky trend pozitiv dhe mos të ketë ngritje të këtij numri. Ndërkaq, Buleshkaj potencon se nga katër mijë sa ishte numri i zyrtarëve publik në vitin 2022 që ishin të obliguar ta bënin deklarimin e pasurisë, ky numër vitin e kaluar arriti në 11 mijë, derisa shtoi se këtë vit do shkojë deri nën 13 mijë.
“Këtë vit kemi një rritje të madhe, përderisa vitin 2022 ka qenë më pak se 4 mijë, vitin e kaluar e kemi rreth 11 mijë. Këtë vit shtohen të paktën edhe një mijë më shumë sepse ky është viti i parë kur asambliestët nuk e bëjnë deklarimin e pasurisë. Kemi një largim prej rreth 1 mijë zyrtarëve që nuk janë të obliguar më ta bëjën deklarimin e pasurisë dhe shtohen edhe dy mijë nga kjo kategori. Numri do të jetë mbi 12 mijë, po besojmë që nën 13 mijë zyrtarë…Vitin e kaluar kemi pasur një përgjigje të mirë të zyrtarëve publik në deklarimin e pasurisë. Si rezultat, kemi pasur një numër relativisht të vogël të kallëzimeve penale, i kemi 90 kallëzime penale të dorëzuara për vitin e kaluar. Ndërsa, në vitin paraprak (2022) kemi pasur mbi 270. Po presim që ky trend pozitiv të vazhdojë edhe në këtë vit. Jemi në përfundim të verifikimit edhe të një kategorie të deklarimeve të pasurisë që është bërë edhe vitin e kaluar dhe si përfundim po besoj do të ishte mirë të mos kemi nevojë të dorëzojmë kallëzime penale fare. Por, do të kemi me siguri edhe këtë vit, por shpresojmë që ky trend mos të ngritët prapë në numrat paraprak”, potencon Buleshkaj.
Në fund, Buleshkaj iu bën thirrje të gjithë mjekëve dhe profesorëve që janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë, t’i përgjigjen pozitivisht ligjit brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që mos të ketë ndëshkime.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...