Tahiri për mospjesëmarrjen e Kurtit në samit: I bën dëm sigurisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 01 March 2024
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është deklaruar pas përfundimit të kryesisë, ku kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mospjesëmarrjen fizike në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt dje në Tiranë.
Tahiri vlerëson se mungesa në këto mekanizma do të jetë një dëm i madh për sigurinë e vendit tonë dhe të rajonit.
“Me lejoni të shpreh zhgënjimin pra për mospjesëmarrjen e qeverisë së Kosovës, kryeministrit të Kosovës, në samitin që u organizua dje në Tiranë nga Bashkimi Evropain dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Tahiri.
“Përjashtimi i Kosovës nga një agjendë e tillë është jashtëzakonshëm dëm për agjendën evropiane. Republika e Serbisë për 16 vite e ka luftuar prezencën e Kosovës si shtet i barabartë me të gjitha shtetet e rajonit në të gjitha mekanizmat”.
“Në anën tjetër ne vijmë në një ditë, ku vet kryeministri i Kosovës e vetpërjashton vetën nga pjesëmarrja në këto forume. Serbia sot nuk ka nevojë që të angazhohet që Kosova mos të trajtohet barabartë me shtetet e rajonit në këto forme rajonale që janë tepër të rëndësishme edhe për çështje sigurie dhe integrimit, është vet kryeministri i Kosovës që e përjashton Kosovën nga këta mekanizma, është një dëm i madh për sigurinë e vendit tonë dhe të rajonit tonë”, vazhdoi ai.
Ai tregoi se në seancën e së enjtes do të jetë në votim Komisioni Hetimor për rastin Dehari, ku bëri thirrje që të votohet.
“Në këtë seancë do të jetë në votim komisioni hetimor për rastin Dehari, për humbjen e mostrave të rastit Dehari, e ftoj Lëvizjen Vetëvendosje, që ta votojë këtë komision hetimor”.
Të tjera
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...