Lajme

Diaspora dërgoi rreth 85 milionë euro veç në janar

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 29 February 2024

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat financiare për institucionet tjera financiare dhe remitancat për muajin janar të këtij viti.

Sipas BQK-së, në bazë të vlerësimeve preliminare bëhet e ditur se remitancat për muajin janar 2024 ishin rreth 84.6 milionë euro.

“Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 63.3%, përmes bankave 19.4%, ndërsa kanalet tjera 17.3”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ndërsa, bëhet e ditur se remitancat deri në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar arritën vlerën e 1 miliard e 343.4 milionë euro, ku sipas BQK-së paraqet rritje vjetore prej 10 për qind.

“Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit janar 2024 arritën vlerën 312.2 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”, thuhet tutje në njoftim.

Kurse, asetet e fondeve pensionale në fund të muajit janar të vitit 2024 janë rritur për 41 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak, duke shënuar vlerën e 2.75 miliardë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera