Punimet për stadiumin e Gjilanit mund të nisin gjatë muajit mars
Autori: Gazeta inFokus
14:40 | 28 February 2024
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në konferencën për media të mërkurën, ka prezantuar më në detaje projektin e stadiumit të qytetit dhe të bulevardit të qytetit.
Ai bëri të ditur se kosto e projektit të stadiumit është rreth 15 milionë euro.
“Stadiumi i qytetit është njëri prej projekteve më të rëndësishme që është zhagitur për gjashtë vite. Ky projekt ka kosto rreth 15 milionë euro dhe 9 mijë e 84 ulëse. Sa i përket procedurës, tashmë është mbajtur seanca dëgjimore në OSHP, lidhur me pretendimet që ka pasur njëri prej operatorëve. Ne e kemi mbrojur qëndrimin tonë si autoritet kontraktues dhe jemi në pritje të përgjigjes lidhur me dosjen e tenderit se a duhet të ndryshohen kriteret apo jo, në mënyrë që të vazhdojmë me hapjen e ofertave dhe përzgjedhjen e fituesit”, ka thënë kryetari i Gjilanit.
Ai poashtu ka shtuar se në rastin ideal muaji mars do të nënkuptonte lidhjen e kontratës dhe fillimin e punimeve për stadiumin e qytetit.
“Por, kjo sigurisht mbetet të shihet nëse ka ndonjë operator që prapë do të bëjë ankesë dhe do ta vonojë procesin”, është shprehur kryetari Hyseni.
Sa i përket bulevardit të qytetit, Hyseni theksoi se kostoja totale rreth 20 milionë euro.
“Ajo që dihet është se projekti, përveç hapësirës së sipërme që i shërben qytetarëve dhe aktiviteteve të ndryshme, e ka edhe pjesën e parkingut nëntokësor, që do të jetë një burim shtesë i të hyrave për komunën tonë”, tha ai.
Kreu i Gjilanit ka nënvizuar se parkingu nëntokësor ka një element të veçantë, që në rastin e shfrytëzimit të tij prej rreth 40 për qind të kapacitetit të plotë gjatë tërë vitit, me pagesë për një euro për një orë të shfrytëzimit, gjeneron rreth 2.1 milionë të hyra në vit.
“Kjo nënkupton një të tretën e të hyrave vetanake aktualisht, ku të hyrat do të kalonin mbi 8 milionë euro vetëm nga shfrytëzimi i parkingut nëntokësor”, tha ai, për të shtuar se në kuadër të këtij projekti është i planifikuar edhe një objekt qendror ku do të mund të bëhen bashkë të gjitha drejtoritë, zyrat dhe njësitë e Komunës së Gjilanit, për shërbime më cilësore ndaj qytetarëve.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...




































