Lajme

Konrad: BE-ja ka mekanizma presioni, por Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë një zgjidhje

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 28 February 2024

Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad, ka thënë se Bashkimi Evropian ka mekanizma presioni ndaj palëve në dialog, por se roli i saj është ai i ndërmjetësit dhe se vetëm Prishtina dhe Beogradi mund të arrijnë një zgjidhje.

“BE-ja është ndërmjetësuese në dialog dhe sigurisht që mund të ushtrojë presion, të kërkojë apo të përpiqet të bindë të dyja palët politike që të përfundojnë procesin e dialogut, por roli i BE-së është vetëm të ndërmjetësojë mes Beogradit dhe Prishtinës në atë që ata janë të gatshëm për të pranuar”, tha ajo.

Konrad kujtoi se të dyja palët e kanë pranuar marrëveshjen, por hapat për ta zbatuar i kanë parë në mënyra të ndryshme.

-Advertisement-

“Ai përparim deri më tani nuk është bindës, megjithatë, kjo nuk duhet të na dekurajojë të heqim dorë. Është thjesht një çështje për të gjetur një mënyrë për të zhbllokuar disa pyetje dhe për të vazhduar përpara. Ne e mbështesim fuqimisht një qasje të tillë dhe shpresojmë shumë që Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak së shpejti do të jetë në gjendje t’i ftojë të dy liderët të takohen përsëri. Presim që të dy liderët të jenë gati për dialog, sepse vetëm me dialog mund të zgjidhen mosmarrëveshjet që kanë”, theksoi ajo për Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv.

Sipas saj, bisedimet e djeshme në Bruksel duhet të shihen vetëm si pjesë e pasqyrës më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve, e cila përfshin edhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që në masë të madhe do të çojë në normalizimin e marrëdhënieve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera