Rama: Mos e votoni këtë rrëmbim të pushtetit, që synimin e fundit e ka me e robnu të ardhmen e qytetit tonë!
Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 27 February 2024
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama iu ka bërë thirrje asambleistëve në Prishtinë që mos të votohet shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Sipas kryetarit ky votim ka për qëllim rrëmbimin e pushtetit.
“Sot, u drejtohem juve, ne veçanti, sepse ketu mjaftueshëm i jemi drejtuar njëri-tjetrit me fjalë që lëndojnë raportet tona dhe qytetarët.
Tani kur transformimi i qytetit po merr formë në Prishtinë, kur qindra projekte zhvillimore po zbatohen në terren, po tentohet të ndalet zhvillimi i Prishtinës, për inate puro politike.
Kjo është politika e juaj, politikë e bllokimit të Kryeqytetit dhe qytetarëve të saj.
Dhe, kur po ndodh kjo?
Po ndodh sot, kur rruga Jim Xhema (A), njëri nder projektet me të mëdha zhvillimore ne vend, është duke u realizuar në kohë rekorde! Kur jemi duke e perfunduar unazen e brendshme. Kur kemi nisur ndertimin e 6 Shkollave te medha ne Kryeqytet, ndertimin e 6 qerdheve per femije, kur kemi shtrire ndricimin publik ne qytet e ne fshatra, kur kemi shtrire ngrohjen qendrore ne shume lagje, e kur po ndodhin investime serioze ne shendetesi, sport e kulture, dhe ne parqe e gjelberim, te cilat nuk kane ndodhur per vite me radhe.
Po ndodh sot, kur kemi mbajtur konferencen me investitore te huaj e te mergates, te cilet po shprehin vazhdimisht interes te jashtezakonshem per t’u bere pjese e Transformimit te Prishtines, nepermjet projekteve madhore! Sepse ata po BESOJNE!
Po ndodh sot, ne diten qe u ktheva nga Katari, ku bashke me Presidenten kemi prezantuar mundesite per investime ne Prishtine dhe kemi marre konfirmime per zhvillim te perbashket te projekteve!
Te nderuar, sot, ndodhemi në një udhëkryq, në një pikë kritike. Nga njëra anë, oportunizmi politik po kërcënon me na e marre qytetin, i nxitur nga agjendat personale, dhe jo nga nevojat e qytetarëve të cilëve ne të gjithë bashkë u shërbejmë.
Iniciativa e sotme që po propozohet, kjo tentativë për me rrëmby pushtet, është një shuplakë për çdo banor të Prishtinës! Është përpjekje e hapur për me blloku zhvillimin, e me prishë të ardhmen që po e ndërtojmë së bashku.
Mirëpo, sot jam këtu para jush me ju përkujtu se NE, që jemi kujdestarët e këtij qyteti, kemi një pergjegjesi më të lartë!
Ne jemi zgjedhë, JO për me lujtë lojëra politike, por me e shndërru Prishtinën në një qytet që pulson plot me jetë, që përqafon transportin alternativ, ku ajri bëhet më i pastër, ku lulëzojnë hapësirat e gjelbra, ku zhvillimi takon inovacionin, një qytet, pra, që i jep përparësi jetës së shëndetshme dhe vendos standarde të reja për të gjithë rajonin. Prandaj, po ju thërras, para se të vendosni me dhënë votën tuaj, a doni që të kujtoheni si brezi I lojerave te ndyta politike, apo si brezi që e ndërtoi një trashëgimi zhvillimore?
Sytë e Kosovës, sot, janë drejt nesh!
Prishtina mund të jetë një vatër e unitetit, një shembull, një model i asaj që mund ta arrijmë kur punojmë bashkë.
Kolege, jemi zgjedhë me i përfaqësu qytetarët, jo me u marrë me lojëra egoiste politike! Prandaj ju them – dilni jashtë prej lëvozhgës partiake, që të gjithë bashkë të ngrihemi përmbi zhurmën, t’i kapërcejmë përplasjet mes egove, e të punojmë bashkë për të mirën më të madhe, për atë që na përmbush të gjithëve, sepse na bën NJE.
Së bashku jemi forca e pandalshme, që është Prishtina! Së bashku, mund ta ndërtojmë një të ardhme prej të cilës të gjithë përfitojmë! Koha për me vepru është tash!
Mos e votoni këtë rrëmbim të pushtetit, që synimin e fundëm e ka me e robnu të ardhmen e qytetit tonë!
Dhe, per me teper, ke po e shkarkoni? Pellumbin?! Nje djal shembullor nga Prishtina e nje asambleist e kolege model, nje kryesues i cili u deshmua se eshte i te gjitheve dhe punoi me ndere e korrektesi per te gjithe … dhe, per cka po shkarkohet? Qe nuk qenkan mbajtur 2 mbledhje te Kuvendit Komunal? Mbledhje te cilat i deshtuat JU!
E ftoj secilin prej jush, ta pyesni veten: per cka ju kane zgjedhur qytetaret juve?
Te perfaqesoni qytetaret e Prishtines apo te perfaqesoni pazaret e grupeve te interesit?
Une dhe qeverisja e Prishtines perfaqesojme vetem interesat e qytetareve te Kryeqytetit, pa dallim! Pavaresisht ketyre lojerave politike, zhvillimi ne Prishtine po ndodhe dhe punen tone per transformimin e saj nuk do ta ndale askush dhe asgje!
Prandaj, behuni pjese e zhvillimit dhe transformimit – e jo bllokimit” ka thënë Rama para të pranishmëve.
Të tjera
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Kërkesa për ‘viza të arta’ në Evropë nga qytetarët e SHBA, rritet ndjeshëm pas fitores së Trump
Interesi për të ashtuquajturat “viza të arta” nga qytetarë të pasur amerikanë...
-
Trump zgjedh Pam Bondi si prokurore të përgjithshme pasi Matt Gaetz u tërhoq ditën e djeshme
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar aleaten e vjetër dhe prokur...