Pas vra*jes së babait në Durrës fëmijët vazhduan jetën normalisht, avokatja shpreh shqetësimin
Autori: Gazeta inFokus
10:57 | 26 February 2024
Ngjarja e rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku tre fëmijët e familjes Meta që kanë vrarë babain e tyre dhe e groposën më pas në kasollen e bagëtive, ka tronditur mbarë opinionin publik.
Gjatë një interviste televizive, sociologia Alkida Myftaraj, ka deklaruar se shqiptarët janë në shoqëri që dhunën e kanë kthyer në normalitet.
Ajo shtoi se si shoqëri, jemi mësuar që fjalës së babait nuk i themi asnjëherë jo, madje as nëna.
“Ne jemi një shoqëri, që mund të vendosim për fatin e fëmijëve dhe mos i lëmë ata të lirë. Kjo është trashëguar breza pas brezi, edhe pse ka ardhur drejt sfumimit për shkak të shkollimit. Ne si shoqëri, fjalës së babait nuk i themi dot jo, madje as nëna.
Në kulturën e familjes shqiptare, nuk është të shkojmë në polici dhe të tregojmë problemet tona jashtë shtëpisë dhe të dukemi si një familje e rregullt. Ky është një problem që ka ndodhur rëndomtë dhe mendojmë që një fëmijë të vogël ta dhunojmë nëse nuk na dëgjon. E kemi normalizuar dhunën.
Dhuna në vetvete ndikon. Nëse rritesh në familje të dhunshme, do të jesh një njeri i dhunshëm”, tha sociologia.
Nga ana tjetër, avokatja Anxhela Lami, teksa ka analizuar deklaratat që janë bërë publike të fëmijëve, por edhe fqinjve, ka treguar disa deklarata kontradiktore.
Ajo thotë se dëshmia e vajzës së donte ta fejonte pa dëshirën e saj, bie poshtë në momentin kur personi që donte të lidhte krushqi, është tërhequr kur u njoh me dëshirëm e familjes Meta për shkollimin e 19-vjeçares.
Shqetësuese sipas avokates, është edhe fakti që fëmijët vijuan me normalitetin e jetës, edhe pas ngjarjes shumë të rëndë.
“Kjo është ngjarja më e rëndë. Një baba autoritar, sigurisht që do jetë sepse është autoritar. Nëse ka qenë baba i dhunshëm kam një pikëpyetje. Bashkëshortja e tij nuk e ka denoncuar sepse jemi një shoqëri që i nënshtrohet dhunës, por fëmijët që kanë qenë të shkolluar nuk e justifikon veprimin, por edhe që nuk ka një denoncim. Familja në këtë rast ka pasur probleme psikologjike.
Deklarata e bashkëshortes së viktimës, bie ndesh me deklaratat e fëmijëve. Si avokate më lindin edhe disa pyetje, nëse e ke bashkëshort nuk është normale të mos e telefonosh kur nuk vjen në shtëpi për dy ditë? Më shqetëson vijimi i jetës në normalitet i fëmijëve, pa i brerë ndërgjegjja, ku qetësisht kanë ngrënë dhe fjetur. Është edhe kontradita e fejesës, ku familja që donte të lidhte krushqi u tërhoq sapo u njoh me dëshirën e tyre për tu arsimuar. Janë disa përplasje që organet kompetente do e zbulojnë”, tha avokatja.
Tre fëmijët e Pëllumb Metës, do të dalin sot para gjylatës ku edhe do të njihen me masën e sigurisë.
Djali i madh i familjes dhe vajza, akuzohen për vrasjen e babait të tyre, ndërsa djali i vogël është arrestuar për moskallëzim krimi.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































