Lajme

LVV s’e duron kryesuesin e Kuvendit në kryeqytet, këmbëngul ta shkarkojë

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 24 February 2024

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës është në pozitë, porse nuk dihet në do të vazhdojë detyrën edhe pas 27 shkurtit. Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje, e mbështetur edhe nga AAK e AKR në kryeqytet, ka kërkuar të mbajë seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e Pëllumb Bajçinovcit.

Sipas shefit të grupit të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla, inicimi po ndodhë për një mori arsyesh. Ai thotë se me performancën e tij si i pari i Kuvendit Komunal të kryeqytetit, Pëllumb Bajçinovci ka dështuar, dhe se nuk ka arritur që të krijojë raporte të tilla që Kuvendi të funksionalizohet, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Ndërkaq Gëzim Mehmeti, përfaqësues i AKR-së në Prishtinë, tha për emisionin “Ju Flet Prishtina” se janë edhe të mendimit se i pari i Kuvendit të Prishtinës nuk duhet t’i përkasë asnjë partie, duhet të jetë i pavarur, ndërsa kandidat është Fehmi Kupina, që ishte edhe më herët në këtë detyrë.

-Advertisement-

Fehmi Kupina u shkarkua me 27 qershor të vitit të kaluar, pas propozimit të ekzekutivit lokal, veprim të cilin opozita e quajti të paligjshëm.

Ndërsa Pëllumb Bajçinovci u zgjodh kryesues pas shkarkimit të Kupinës, me 21 korrik të 2023-tës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera