Lajme

Flamuri ukrainas në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Hovenier: Ne nuk mund dhe nuk do ta pranojmë agr*sionin e Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 24 February 2024

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka shkruar me rastin e dy vjetori të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Hovenier ka shkruar se s’duhet pranuar dhe se SHBA-ja nuk do ta pranojë agresionin e Rusisë. Diplomati amerikan ka thënë se është një sfidë themelore dhe e papranueshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Dy vjet pasi Rusia filloi pushtimin e saj brutal dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, ne riafirmojmë angazhimin tonë si partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj, demokracinë dhe vlerat e saj”, ka shkruar Hovenier.

-Advertisement-

Ai ka publikuar edhe një fotografi, ku flamuri i Ukrainës shihet që është vendosur në objektin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë me mbishkrimin “Ne qëndrojmë me Ukrainën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera