Lajme

Biden rreth sanksioneve të ashpra kundër Rusisë: Putini do të paguajë një çmim edhe më të lartë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 23 February 2024

Presidenti amerikan, Joe Biden ka folur për sanksionet e reja ndaj Rusisë pas vdekjes së opozitarit rus, Alexei Navalny.

Uashingtoni do të vendosë më shumë se 500 sanksione të reja kundër shtetit rus ndërsa SHBA-ja kërkon të rrisë presionin para përvjetorit të dytë të luftës në Ukrainë.

SHBA-ja gjithashtu do të kufizojë eksportin rus dhe do të ndërmarrë veprime për të reduktuar më tej të ardhurat e Rusisë.

-Advertisement-

Këto masa synojnë të godasin edhe më tej ekonominë dhe makinerinë e presidentit rus, Vladimir Putin shkruan skynews.

“Ato do të sigurojnë që Putini të paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin e tij jashtë vendit dhe shtypjen brenda vendit”, tha presidenti amerikan.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka miratuar sanksione të reja ndaj afro 200 individëve dhe subjekteve të lidhura me pushtimin rus në Ukrainë. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera