Avokati i Popullit: 232 persona kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë viteve 2004-2021
Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 22 February 2024
Që nga viti 2004 deri në vitin 2021, sipas Inspektoratit të Punës, kanë humbur jetën 232 persona në vendin e punës ose lidhur me punën, kështu thuhet në raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit, me raportin ex officio nr. 252/2021 ka përfunduar hetimet për sigurinë dhe shëndetin në punë, për të vlerësuar se sa autoritetet publike, përgjegjëse për zbatimin e ligjit, po i përmbushin detyrimet që kanë në marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve në punë, sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit në vendin e punës për të punësuarit, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik. Hetimi ka filluar duke u bazuar në raportimet në media për rastet e shpeshta të aksidenteve në punë me pasoja deri në fatalitet.
Raporti trajton dhe paraqet situatën aktuale në vend lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë, funksionimi i mekanizmave lidhur me këtë fushë dhe nuk duhet të shihet si një dokument që shteron problematikat që tërheqë siguria dhe shëndeti në punë, por si një hap drejt një mbikëqyrjeje më intensive nga ana e Avokatit të Popullit kundrejt autoriteteve përgjegjëse, që rregullojnë dhe inspektojnë këtë fushë, si dhe situatës në terren, lidhur me të drejtat nga marrëdhënia e punës, me theks të veçantë sigurinë dhe shëndetin në punë.
“Të dhënat statistikore për aksidentet në vendet e punës, që përfundojnë me fatalitet, janë shqetësuese. Që nga viti 2004 deri në vitin 2021, sipas Inspektoriatit të Punës, kanë humbur jetën 232 persona në vendin e punës ose lidhur me punën. Ndërsa vetëm gjatë vitit 2022, sipas të dhënave zyrtare në Kosovë, 15 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, ndërsa janë evidentuar 394 aksidente që kanë përfunduar me lëndime. Këto të dhëna duhet të jenë thirrje për institucionet që të marrin masa për tu siguruar jetën dhe shëndetin e punëtorëve dhe të përmbushin detyrimet që kanë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës:m thuhet në raport.
Avokati i Popullit konstaton se shëndeti në punë është fushë ende e parregulluar juridikisht në shumë segmente dhe e patrajtuar në kuptim të organizmit të zinxhirit institucional, i cili do t’i jetësonte detyrimet e autoriteteve publike në mbrojtjen e shëndetit në punë. Veq kësaj, situata rëndohet edhe si pasojë e mungesës së kontratave të punës, mungesës së sigurimit shëndetësor, mosrespektimit të së drejtës në pushim, mungesës së trajnimeve të punëtorëve për siguri dhe shëndet në punë, etj. Masat e ndërmarra deri më tani nga organet kompetente, lidhur me evitimin e shkeljeve, janë të mangëta e të pamjaftueshme.
Avokati i Popullit vlerëson se detyrimet e shtetit konsistojnë në angazhimin për përcaktimin e faktorëve kryesorë, të cilët ndikojnë në ekspozim ndaj rreziqeve, aksidenteve dhe sëmundjeve në punë, përfshirë specifikat sipas dallimeve gjinore, në mënyrë që të ndërmerren masat e nevojshme për eliminimin e tyre, përfshirë masat parandaluese.
“Gjithashtu raporti gjen se ka mungesë të kushteve të sigurta për punë, veçmas në ata sektorë që janë identifikuar si më të predispozuar për sa i përket rrezikut për shkak të natyrës së punës/profesionit dhe se në këtë aspekt mbetet shqetësuese mungesa e inspektimit dhe mbikëqyrjes intensive dhe të vazhdueshme”, thuhet në raport.
Avokati i Popullit, bazuar në të gjeturat nga raporti, ka adresuar rekomandime autoriteteve kompetente, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...