Azemi i LDK-së i kërkon kryetarit të Ferizajt reagim urgjent: Shkolla “Rizah Matoshi” duket si gërmadhë
Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 21 February 2024
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka publikuar fotografitë e shkollës fillore të Ferizajt “Rizah Matoshi” e cila gjendet në fshatin Nikadin.
Azemi ka thënë se ndonëse është viti 2024, objekti i kësaj shkolle më shumë duket si gërmadhë sesa si institucion.
Ai ka thënë se në këtë shkollë mësojnë 230 nxënës dhe punojnë një staf prej 20 personash. Azemi thotë se të gjithë këta janë të rrezikuar nga dëmtimet e objektit.
Azemi i ka bërë thirrje kryetarit të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Agim Aliut, që shkolla në fjalë kërkon intervenim të shpejt dhe se çdo vonesë e mëtejshme e ngarkon më shumë përgjegjësi kryetarin.
Reagimi i plotë:
Fotografitë e mëposhtme nuk janë të ndonjë shkolle menjëherë pas lufte. Kështu duket sot Shkolla Fillore “Rizah Matoshi”, në fshatin Nikadin të Ferizajit. Është viti 2024 dhe një objekt shkollor më shumë duket si gërmadhë sesa si institucion arsimor.
Në këtë shkollë ndjekin mësimet rreth 230 nxënës dhe aty punojnë një staf që përbehet diku nga 20 persona. Po bëhet fjalë për afro 250 qytetarë të Ferizajit që janë të pasigurtë në një objekt të tillë ku e kalojnë një pjesë të mirë të ditës. Në çdo ditë mësimi, përveç një mjedisi të pashëndetshëm ku qëndrojnë me orë, ata i ekspozohen edhe rrezikut që vjen nga dëmtimi i mëtejmë i objektit. E mos të harrojmë se situata rëndohet veçmas në sezonën e dimrit.
Veç kësaj, si mund të flitet për mësimdhënie e mësimnxënie cilësore, kur mësimi mbahet në klasa që e kanë gjendjen e këtillë?! Në lëndën e historisë, arsimtari që iu flet për mbetjet e qyteteve dhe shteteve antike, lirisht mund të ua ilustrojë ato nxënësve me pamjen aktuale të objektit shkollor.
Agim Aliu duhet të jetë i vetëdijshëm që kjo shkollë do intervenim të shpejtë dhe nxënësit e stafi i saj nuk guxojnë të lihen tutje në këtë gjendje. Çdo vonesë ju ngarkon edhe më shumë me përgjegjësi, kryetar!
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...