Lajme

Bashkimi Evropian aprovon pakon e 13-të me sanksione kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 21 February 2024

Bashkimi Evropian ka miratuar sot pakon e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi presidenca belge në rrjetin social X.

“Ambasadorët e BE-së sapo u pajtuan në parim për pakon e 13-të të sanksioneve në kornizën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenca belge.

Kjo është njëra prej pakove “më të gjera” të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, sipas saj.

-Advertisement-

Gati 200 subjekte dhe individë janë futur në listën e sanksioneve me pakon e re.

Pakoja do të aprovohet formalisht në kohë për përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy