Telekomi fton konferencë të jashtëzakonshme, kjo është arsyeja
Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 19 February 2024
Telekomi i Kosovës ka ftuar gazetarët në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Në një ftesë që është dërguar, bëhet e ditur se tema ndërlidhet me disa vendimeve që janë marrë nga Gjykata Komerciale. Sipas Telekomit, individë brenda Gjykatës, po u shërbejnë grupeve të krimit të organizuar.
Njoftimi:
TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.
Prishtinë, më 19.02.2024
Ftesë -Konferencë e jashtëzakonshme për media
Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave, gazetarë,
Ftoheni që sot, më 19.02.2024, në ora 14, në ambientet e Selisë Qendrore të TK, në Dardani, të merrni pjesë në këtë konferencë të jashtëzakonshme për media, të cilën Menaxhmenti i TK, e thërret për të ndarë me ju dyshimet e bazuara se individë brenda sistemit të drejtësisë në vend janë shndërruar në instrument të interesave të jashtëligjshme dhe në cenim të pronës së Telekomit të Kosovës.
Individë brenda sistemit të drejtësisë, brenda Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Parë, me vendime gjyqësore të vazhdueshme në kundërshtim të plotë me vendimet gjyqësore të niveleve më të larta të gjyqësorit, duke mos respektuar fare procedurat ligjore, po mbrojnë hapur interesat e paligjshme të grupeve të krimit të organizuar, duke u përpjekur që ta dëmtojnë rëndë interesin publik, përkatësisht kompaninë tonë publike.
Kjo përpjekje për të dëmtuar kompaninë tonë po bëhet pikërisht në kohën kur janë duke ndodhur investime të mëdha në infrastrukturën telekomunikuese, përmes të cilave investime qytetarëve tanë do t’u ofrohen shërbime me kualitet të lartë dhe të sigurta. Për më keq, kjo goditje përpiqet të bëhet pikërisht në kohën e festës së Pavarësisë së vendit tonë, duke llogaritur se administrata dhe vendimmarrja ndodhen në pushim.
MENAXHMENTI I TELEKOMIT TË KOSOVËS
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...