Rafuna: Për të pasur qëndrueshmëri ekonomike, qeveria të jetë në koordinim me SHBA-të
Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 18 February 2024
Ngecjet në reformat e sistemit të arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, investimet e pakta të huaja, si dhe çështjet e hapura me Serbinë, janë disa nga faktorët që vazhdojnë të ndikojnë negativisht në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Për 16 vjet shtet, Kosova vazhdon të ballafaqohet me problemin e sigurisë, që ka impakt negativ për tërheqjen e investimeve të huaja.
Kështu vlerëson, kryetari i Odës Ekonomike (OEK), Lulzim Rafuna, i cili thotë se shteti i Kosovës duhet të jetë më serioz me institucionet e Bashkimit Evropian krahas marrëveshjeve, në mënyrë që të promovohet më shumë vendi ynë.
Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës të jetë në koordinim me SHBA-të dhe vendet e Bashkimit Evropian për çdo vendim të rëndësishëm për vendin.
Përveç këtyre sfidave, Rafuna konsideron se ka edhe zhvillime në vend, duke shtuar se për këtë meritorë janë bizneset, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt që të ketë zhvillim.
Rafuna në një intervistë për KosovaPress, kërkon nga institucionet shtetërore që të veprojnë me një ritëm me të shpejtë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, pasi që sipas tij kjo po ndikon që ekonomia të mbetet prapa.
“Ngecje më së shumti kemi sa i përket reformave. Nuk jemi duke bërë reforma në koherencë me zhvillimet ekonomike, politike dhe sociale që po ndodhin jo vetëm brenda vendit tonë dhe rajonit, por që po ndodhin edhe në vendet e BE-së e më gjerë. Kemi nevojë shumë urgjente të bëjmë reformë në sistemin arsimor që me i lidhë më kërkesat e tregut të punës. Kemi nevojë të bëjmë reformë dhe zhvillim në sistemin e shëndetësisë, më pas në sistemin e drejtësisë. Ngecjet tjera, që ndikon drejtpërdrejt në sektorin privat është sa i përket dinamikës së sjelljes së investimeve të huaja në Kosovë, këtu kemi ngecje, dhe na del si sfidë e parë, çështjet e hapura që i kemi me Serbinë. Kështu ne duhet sa më shpejtë që është e mundur t’i mbyllim çështjet e hapura që i kemi me Serbinë, për arsyeje se do të zhvillohemi më një ritëm shumë më të shpejtë dhe do të jemi në nivel tjetër nëse e arrijmë këtë”, deklaron Rafuna.
Ndërsa, thotë se politika e vendit duhet të jetë në koordinim me SHBA-të dhe vendet e Bashkimit Evropian, në këtë formë siç thotë ai, Kosova mund të ecë përpara me zhvillim ekonomik.
“Politika jonë duhet të jetë në koordinim me gjithë miqtë tanë që i kemi, duke filluar prej SHBA-vë, Gjermani, Francë, Itali e kështu me radhë, duhet të kemi një koordinim dhe të kuptojmë që kjo situatë siç e kemi sot politike, statusit të Kosovës, të pambyllur çështjet e hapura që kemi me Serbinë, për shkak se jemi të kushtëzuar që përmes dialogut me arrit deri tek marrëveshja finale me njohje reciproke. Ne duhet të gjejmë rrugën bashkë në koordinim me miqtë tanë që me arrit deri te kjo marrëveshje finale për njohje reciproke. Nuk i konvenon më së shumti Kosovës, duhet patjetër që ne ta mbyllim çështjen e hapur që kemi, të arrijmë tek marrëveshja finale me njohje reciproke me Serbinë në mënyrë që të ecim përpara me zhvillim ekonomik”, vijon Rafuna.
Ndërsa, Rafuna numëron edhe të arriturat për gjatë 16 viteve shtet. Sipas tij, kontribuuesi më i madh në këto suksese janë bizneset.
“Të arriturat përgjatë 16 viteve, që nga shpallja e pavarësisë së shtetit tonë, Republikës së Kosovës janë të mëdha. Është ndryshim i madh si kemi qenë para 2008 dhe si jemi tani. Me gjithë sfidat këtu ka pas një zhvillim tepër të mirë. Për këtë më së meritori është bizneset, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt, që të kemi gjithë këtë zhvillim. Kemi zhvillim në infrastrukturë shumë moderne, politika fiskale që kemi më të favorshmet në rajon, kemi zhvillim në sistemin financiar bankar, që kemi sistem financiar shumë të shëndoshë, jo vetëm krahasuar me rajonin, por edhe më shumë shtete të BE-së. Më pas kemi një zhvillim të sektorit të shërbimeve që nuk e kemi pas para vitit 2008 falë të rinjve, gjë që janë shumë të përgatitur, dhe është një sektor që po ndikon drejtpërdrejt në ngritje të zhvillimit ekonomik. Kemi shumë zhvillime, mirëpo ka mundësi dhe hapësirë për të bërë më shumë”, thotë Rafuna.
Duke folur për zhvillimin e ekonomisë në vend, ai thotë se institucionet përgjegjëse duhet të jenë më të përgjegjshme në ekzekutimin e projekteve kapitale, duke shtuar se duhet të dëshmohet që si vend jemi stabil dhe kemi një ambient të mirë të të bërit biznes.
Ndërsa, shprehet optimist se më të arritur këto, ekonomia e Kosovës do të zhvillohet e përmirësohet dukshëm.
“Janë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm prej të cilëve varen investimet e huaja, por edhe që ndikojnë drejtpërdrejt në rritje të zhvillimit ekonomik. Së pari ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë, duhet të jemi shumë më ekspeditiv në ekzekutimin e projekteve kapitale, duhet të angazhohemi me gjitha forcat qe kemi të sjellim sa më shumë investime kualitative të huaja në vendin tonë, d.m.th investitor, brende të njohura botërore në vendin tonë. Duhet të dëshmojmë që si vend jemi shumë stabil dhe kemi një ambient të mirë të të bërit biznes. Duhet të angazhohemi me vendet e rajonit që asnjë produkt i Kosovës që prodhohet në Republikën e Kosovës të mos ketë pengesa qoftë administratave ose jo administrative për t’u plasuar në tregun e rajonit. Më pas duhet të jemi shumë serioz me institucionet e BE-së, që t’i përmbahemi marrëveshjeve, por qoftë me cilat marrëveshje tjera shtesë duhet t’i lidhem në mënyrë që t’i mundësojmë biznesit tonë që të jetë sa më prezent atje, por edhe të sjellim biznese evropiane për të investuar në Republikën e Kosovës”, thotë Rafuna.
Ndërsa rithekson se duhet punuar më shumë me SHBA-të, Kanadanë, Zelandën e re në mënyrë që në Kosovë të ketë sa më shumë investime të tyre, e po ashtu edhe të gjinden tregje të reja.
Derisa, sfidë për Kosovën mbeten edhe masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian tash e tetë muaj, nga të cilat vendi ka humbur dhjetëra miliona euro. Kjo ndodhi nga mos përmbushja e kërkesave të BE-së për shtensionimin e situatës në veri.
Të tjera
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...