Xhaferi takohet me nënsekretarin e NATO-s, diskutojnë për sigurinë e rajonit
Autori: Gazeta inFokus
15:00 | 17 February 2024
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se Aleanca do të bëjë gjithçka që të ruajë paqen në Kosovë.
Këto komente, ai i ka bërë gjatë takimit që zhvilloi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi në selinë e NATO-s të martën (13 shkurt 2024).
“Për Ballkanin Perëndimor, z. Geoana theksoi se rajoni është i një rëndësie strategjike për NATO-n, siç u theksua nga vizita e fundit e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bosnje dhe Hercegovinë. Mes kërcënimeve secesioniste, zoti Geoana tha se Aleanca qëndronte pranë integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës. Ai kujtoi se Aleanca kishte rritur praninë e saj ushtarake në Kosovë pas dhunës së fundit dhe do të bënte atë që është e nevojshme për të ruajtur paqen”, citohet të ketë thënë Geoana.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e falënderoi kryeministrin Xhaferi për angazhimin e Maqedonisë së Veriut ndaj Aleancës, duke përfshirë kontributin e trupave në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe në Rumani, Bullgari dhe Letoni.
Sipas njoftimit, të dy udhëheqësit diskutuan më tej përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, duke përfshirë edhe shtytjen e NATO-s për të investuar më shumë në mbrojtje dhe zgjerimin e bazës industriale transatlantike.
“Duke shënuar 75 vjetorin e Aleancës, Samiti do të dërgojë një mesazh të fortë uniteti dhe do të demonstrojë se NATO po përshtatet me një mjedis të pasigurt dhe më të rrezikshëm të sigurisë”, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
































