Lajme

Kryeprokurori i Shtetit për 16-vjetorin e Pavarësisë: Të palëkundur për forcimin e sundimit të ligjit

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 17 February 2024

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokuerorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka uruar qytetarët me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai thotë se 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës “është datë historike për të gjithë ne, me ç’rast nderojmë përpjekjet shekullore dhe rrugëtimin e vështirë me plot sakrifica të shumë brezave për liri, demokraci dhe pavarësi”.

“Duke kremtuar këtë datë, ne kujtojmë të arriturat e vendit tonë, njëkohësisht mbesim të palëkundur për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe parimeve bashkëkohore të drejtësisë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera