Lajme

Detaje për gjendjen shëndetësore të burrit dhe gruas të plagosur në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 16 February 2024

Dy persona kanë mbetur të plagosur në orët e mbrëmjes të së mërkurës në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor M.T dhe A.T.

Lidhur me gjendjen e tyre kanë dhënë detaje nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.

-Advertisement-

Mjeku kujdestar, Agron Çitaku, tha për Klankosova.tv se burri dhe gruaja janë trajtuar dhe janë liruar në shtëpi.

Lidhur me rastin janë arrestuar edhe tre persona të dyshuar.

Deri tek incidenti ka ardhur pasi palët e përfshira e kishin pasur mes vete më herët, e që kishte eskaluar edhe në përleshje fizike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera