Kërkohet paraburgim ndaj një qytetari e instruktori të një autoshkolle
Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 15 February 2024
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit A.B., për shkak të veprës penale “Dhënia e ryshfetit në sektorin privat” dhe ndaj të pandehurit E.M., për shkak të veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se A.B. është një qytetar i cili ka kërkuar që të pajiset me patentë shofer të kategorisë C me para, kurse E. M. është instruktor në autoshkollën që i premtoi se do ta pajisë me patentë shofer, duke i marrë 200 euro.
“I pandehuri A.B., dyshohet se më 14.02.2024, rreth orës 13:10, në Qendrën e pajisjes me patentë shofer, me dashje dhe vetëdije ofron dhe premton në mënyrë të drejtpërdrejt shpërblim/përfitim të panevojshëm për të punësuarin në sektorin privat përkatësisht instruktorin e një auto shkolle, me qëllim që ky i fundit të veprojë duke shkelur detyrën dhe funksionin në aktivitetin e tij, në atë mënyrë që i pandehuri i lartcekur duke qenë kandidat i interesuar për tu pajisur me patentë shofer të kategorisë C, në fillim të vitit 2024 kontakton tani të pandehurin i cili ndodhet në arrati, në cilësinë e instruktorit të një auto shkolle, i cili duke qenë në dijeni se nuk është i licencuar për ofrimin e shërbimeve të kategorisë C për patentë shofer, nga i pandehuri A.B., merrë shumën prej 200€ në emër të rregullimit të dokumenteve për regjistrim, më pas i pandehuri A.B., e njofton të pandehurin tjetër se patentë shoferi i nevojitet me urgjencë për shkak të mundësisë së punësimit jashtë vendit”.
“Ndërkaq, më 18.01.2024, në një autoshkollë në Fushë Kosovë, i pandehuri E.M., me të pandehurin tjetër dyshohen se me dashje dhe vetëdije përmes fshehjes se fakteve e në kundërshtim me Ligjin për Patentë shofer, lëshojnë vërtetim mbi kinse aftësimin praktik të kandidatit duke e vënë në lajthim organin kompetent që të vërtetojë një çështje të pavërtetë”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...