“Ndeshje niveli, perfekt ndaj Bayernit”, Hysaj ndër më të mirët e Lazios
Autori: Gazeta inFokus
10:17 | 15 February 2024
Ndeshje e madhe, fitore dhe dëmtim. Elseid Hysaj i provoi të gjitha të mërkurën në mbrëmje në “Olimpico”. Lazio e tij mposhti 1-0 Bayern Munich në duelin e parë të raundit të 1/8-ve në Champions League.
Shkodrani i kombëtares shqiptare e nisi sfidën si titullar për vendasit. 61’ zgjati ndeshja e Hysajt, i cili luajti një ndeshje fantastike për rreth një orë që qëndroi në fushë. Duke ua “nxirë jetën” yjeve që kishte përballë.
Goditja e marrë në këmbën e djathtë e detyroi të largohej nga fusha, ndërkohë që performanca e anësorit të djathtë, i cili përballë Bayernit luajti si mbrojtës i majtë, u vlerësua nga shtypi italian.
“Ndeshje e nivelit të lartë. Tregohet i vëmendshëm dhe realisht nuk i mungoi asgjë përballë Bayernit. Madje nuk mungoi as problemi fizik që e detyroi të zëvendësohej”.
7.5 është nota me të cilën u vlerësua 30-vjeçari. Hysaj u rikthye titullar me Lazion në fundjavë në suksesin në kampionat përballë Cagliarit. Njësoj ndodhi edhe kundër Bayernit.
Kontrollet mjekësore do të vlerësojnë shkallën e dëmtimit të tij, por te bardhekaltrit ka optimizëm dhe shpresohet që “xholi” i krahëve të mbrojtjes të rikthehet sa më shpejt në dispozicion të Sarrit.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























