Rruga e rrezikshme: Banorët e Llukarit bëjnë thirrje për veprime për sigurinë e komunitetit
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 15 February 2024
Në fshatin e bukur të Llukarit, të vendosur pak mbi 4 kilometra larg Prishtinës, rruga kryesore që kalon përmes fshatit është bërë burim shqetësimi për banorët vendas.
Vozitja e shpejtë dhe e pakontrolluar në këtë rrugë, mungesa e sinjalistikës dhe mbikalimeve dhe nënkalimeve, zebrave, është ndër rreziqet kryesore për sigurinë e banorëve dhe të fëmijëve në fshatin Llukar, ndërsa në të po ndodhin shumë aksidente, disa nga të cilat janë me fatalitet.
Rreziku është dukshëm më i madh për nxënësit që vijojnë mësimin në shkollën ‘Ganimete Tërbeshi’ në fshat, shkollë kjo e vendosur fare pranë rrugës që numëron rreth 300 nxënës.
‘‘Kemi bërë kërkesë me bë zgjidhje për fëmijët. Një mbikalim ose nënkalim, zebra, trotuar… Problemi jonë kryesor është rruga. Cdo ditë ka ndeshje, shpesh shofim vetura në arra. Nuk jemi të sigurtë ti themi fëmijëve të shkojnë vet në shkollë. Ky është problemi më i madh që e kemi këtu’, thotë Nisafete Krasniqi, banore e fshatit Llukar.
Përvec Nisafetes, rruga është spikatur si problemi kryesor në Llukar nga të gjithë dhjetë banorët e këtij rajoni në bashkëbisedat e publikuara nga organizata Stereospace, organizatë kjo nga Prishtina por që qëllim ka edhe rikthimin e aktiviteteve kulturore në fshat.
Sic tregon bashkëbiseduesi tjetër, Ujup Krasniqi, veprimtar i njohur dhe ndër personat më të rëndësishëm dhe më aktiv të komunitetit në fshatin Llukar, kishte raste kur brenda pak minutash janë bërë tri aksidente me vetura në këtë.
Ai thekson nevojën që të ndërmirren hapa konkret për të bërë këtë rrugë dhe jetesën në fshat më të sigurtë.
‘Është e rrezikshme kjo rrugë sepse nuk është trajtuar si duhet. Ministria e Infrastrukturës i ka kapacitetet. Nëse tri aksidente përsëriten në të njejtin vend, duhet treguar përmes shenjave që në këtë pjesë të rrugës dicka nuk është mirë… – nuk ka sinjalistikë. Te shkolla janë disa shenja, por te shkolla vetëm ne që jemi prej këtu kemi kujdes, sepse e dijmë që fëmijët dhe shkolla është aty’, thotë Ujup Krasniqi në bisedë me Stereospace.
Banorët kërkon veprime konkrete nga autoritetet për të shmangur aksidentet që rrezikojnë gjithë banorët dhe tjerët që shfrytëzojnë këtë rrugë, e në vecanti fëmijët.
‘Është rrugë shumë e frekuentuar. Nëse nuk trajtohet si duhet ka me kushtu. Kemi pasë edhe shumë viktima, kryesisht fëmijë. Kjo ndodhë në vazhdimësi por ministria nuk është interesuar shumë për këtë punë’, thotë Ujupi.
Intervistat u realizuan në kuadër të projektit ‘Të fala nga fshati’, që u organizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e STEREOSPACE dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.
Të tjera
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...
-
Rama tregon se po instalojnë ashensorë në banesa kolektive: Ka kërkesa që nga viti 2016
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëp...
-
Haradinaj pas vdekjes tragjike të të riut nga Prizreni: Apel për siguri dhe përgjegjësi më të lartë institucionale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas vd...
-
Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s: Diskutuam për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të...
-
Haradinaj me tubim madhështor në Istog: Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konserva...
-
Abdixhiku me mesazh nga Malisheva: Ne jemi ndryshimi për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malis...
-
“Shkatërruesit e shtetit i quajtën njerëzit e UÇK-së mercenarë”, Limaj me fjalim të fuqishëm në konventë, premton ‘Veç vepra’
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në fjalimin e tij në konventën e mbajtur s...
-
Ky është i riu që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Prizren
25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga ...
-
Takimi i Veçantë i Bedri Hamzës me Granit Xhakën: Shembuj të Suksesit dhe Përkushtimit
Në një takim frymëzues, Granit Xhaka, një ndër futbollistët më të njohur shqi...