Selmanaj: VV-ja po manipulon me shifra për punësimin
Autori: Gazeta inFokus
18:48 | 14 February 2024
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se pas tri vitesh qeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje nuk arrin ta gjejë asnjë punë të vetme të mirë dhe të mbarë të bërë nga Qeveria Kurti.
Selmanaj tha se nuk e ka pritur këtë rezultat nga Qeveria Kurti, pasi tha se pritshmëritë e tij ishin që me atë fitore më 14 shkurt të vitit 2021 dhe me atë potencë politike, VV-ja do të mund të ishte bartëse e ndryshimeve të mëdha që i ka proklamuar në opinion.
“Por, pas tri vitesh, ne flasim, po i marrim vetëm dy parullat themelore që VV-ja i ka pasur, punësim dhe drejtësi. Me punësim, fatkeqësisht kemi një eksod masiv të të rinjve që ikin nga Kosova dhe akoma vazhdojnë ta projektojnë jashtë Kosovës, dhe kjo është tragjedi për mbarë popullin”.
“Tani, këta me shifra, e kam parë që edhe me shifrat e Entit të Statistikave që dalin, këta i manipulojnë dhe ofrojnë shifra shpesh fiktive. Secili i ri në Kosovë po e projekton të ardhmen e vet jashtë vendit dhe kjo tregon që s’kemi ditur dhe s’kemi mundur ta ngjallim shpresën për të jetuar në Kosovë. Kjo qeveri më së paku ka folur dhe ka punuar për zhvillimin ekonomik të këtij vendi”, tha Selmanaj në Klan Kosova.
Ai tha se krejt çka ka dëgjuar në tri vitet e fundit nga qeveria janë negociatat, ndërsa në vitin e fundit ka qenë lufta.
“Për punësim jam i bindur që kemi një dështim total të kësaj qeverie. Ndërkohë në reformat e drejtësisë, mendoj që kemi një dështim në totalitetin e vet. Asnjë nismë për reformë në sistemin e drejtësisë në Kosovë s’ka arritur ta merr epilogun e vet”, tha Selmanaj.

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...































