Lajme

Kurti uron Shën Valentinin, e lidh me dashurinë ndaj Qeverisë së tij

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 14 February 2024

“14 shkurti, nuk shënohet thjeshtë dita e dashurisë ndaj njerëzve të dashur por edhe dita e dashurisë për Kosovën. 14 shkurti për Kosovën është dita e dashurisë ndaj vlerave dhe interesit të përbashkët”, tha kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku bëhen tri vjet prej se partia e tij udhëheq me vendin.

“Vendi ynë gjatë tri viteve, ka qenë shembulli i guximit dhe vendosmërisë së popullit në përballjet me sfidat.

Në beteja me pandemi, siguruam vaksina për një kohë shumë të shkurtë.

-Advertisement-

Banka Botërore vlerësoi se Kosova kishte pakon fiskale më të madhe në rajon, që iu doli në ndihmë bizneseve në sfida.

Janë përpjekur ta vonojnë reformën tonë në ekomomi dhe drejtësi, duke i sfiduar në Kushtetuese por ato do të bëhen dhe po bëhen.

Me punë të ndershme, ngritëm të hyrat tatimore, eksportin, prodhimin në shifra të papara ndonjëherë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera