Biserko: Vuçiç është nën presion të madh për terrorizmin e 24 shtatorit
Autori: Gazeta inFokus
15:41 | 11 February 2024
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, deklaroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, aktualisht është nën presion të madh nga bashkësia e organizuar ndërkombëtare për shkak të sulmit terrorist të paramilitarëve serbë vitin e kaluar në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.
“Vuçiç është nën presion të madh jo vetëm për shkak të zgjedhjeve, por mbi të gjitha për shkak të Banjskës, pasiqë ai nuk ishte një kërcënim ndaj sigurisë rajonale, por edhe për Evropën – kërcënim ndaj të cilit Perëndimi reagoi menjëherë. Raporti i Qeverisë së Kosovës ishte shumë i detajuar dhe shumë bindës”, tha Biserko në një intervistë për portalin malazez “Antena M”.
Gruaja që dokumentoi krimet e udhëheqësve serbë – Sllobodan Millosheviç dhe Vojisllav Sheshel – në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990-1999, shtoi se presidenti pret rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian (PE) në qershor dhe rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në nëntor të këtij viti për të përcaktuar hapat e radhës.
Ajo komentoi edhe Rezolutën e PE-së, ku përveçse kërkohen hetime të pavarura për parregullsitë që janë raportuar gjatë zgjedhjeve të fundit në Serbi, kërkohet nga Komisioni Evropian (KE) edhe pezullimi i fondeve të Bashkimit Evropian (BE) në rast se vërtetohet përfshirja e drejtëpërdrejtë e autoriteve serbe në vjedhjen e votave, veçanërisht në Beograd.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























