Analistët në Beograd: Procesi i dialogut Kosovë-Serbi do të vazhdojë
Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 09 February 2024
Gati një vit nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe aneksin e zbatimit, ende ka dyshime për gatishmërinë e plotë të Serbisë për të zbatuar atë që është rënë dakord.
Analistët në Beograd deklarojnë se Serbia e di se nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të saj. Analistët në Beograd, identifikojnë deklaratat e zyrtarëve për refuzimin e misioneve diplomatike dhe kundërshtimin për integrimin ndërkombëtar të Kosovës, si sfidat kryesore në këtë proces. Çështja e fushatës së ç’njohjeve, megjithëse nuk trajtohet drejtpërdrejt në marrëveshje, ngrihet si një çështje e rëndësishme.
“Fakti është se vetë fushata e çnjohjes u ndal edhe para vetë marrëveshjes dhe mendoj se Serbia i ka shteruar burimet e vendeve në të cilat mund të lobojë, prandaj mendoj se fushata ka përfunduar. Megjithatë, duhet thënë se marrëveshja nuk ka të bëjë në mënyrë eksplicite me atë, por mendoj se në mënyrë implicite nënkupton që Serbia të mos përfshihet në fushata të tilla në të ardhmen”, tha për RTK Millosh Pavkoviq nga Qendra për Politika Evropiane
“Beograd ndjek një politikë të bashkëpunimit të plotë. Çështja e çnjohjes nuk është pjesë e marrëveshjes, është më shumë një gjest vullneti i mirë dhe një tregues se politikes se kooperimit. Përderisa e bën këtë dhe i përmbush detyrimet e saj, nuk do të ketë ndërprerje të dialogut”, tha juristi Dragutin Neneziq.
Shoqëria civile sugjeron disa zgjidhje për sfidat në zbatimin e marrëveshjes, duke përfshirë nënshkrimin e saj nga Beogradi, bërjen e saj pjesë integrale e procesit të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, si dhe përcaktimin e qartë të afateve. Megjithatë, edhe pse ka sfida, besohet se dialogu do të vazhdojë./RTK
Vizitoni knanlin tonë në Youtube:
Të tjera
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Kërkesa për ‘viza të arta’ në Evropë nga qytetarët e SHBA, rritet ndjeshëm pas fitores së Trump
Interesi për të ashtuquajturat “viza të arta” nga qytetarë të pasur amerikanë...
-
Trump zgjedh Pam Bondi si prokurore të përgjithshme pasi Matt Gaetz u tërhoq ditën e djeshme
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar aleaten e vjetër dhe prokur...