Hana e Telekomit më e mençur se ligji- Si ia huqi me shpjegimin e kompetencave të Inspektoratit të Punës, që e dënoi me mijëra euro?
Autori: Gazeta inFokus
21:49 | 09 February 2024
Kryeshefja ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, ka tentuar të bëhet më e mençur se ligji dhe instancat gjyqësore kur ka shpjeguar kompetencat e Inspektoratit të Punës. Nga ajo çka ka thënë Hana, Inspektorati i Punës s’mund t’i trajtojë marrëdhëniet e punës përbrenda ndërmarrjes. Mirëpo ndryshe thotë neni 94 i Ligjit të Punës. Vendimet e Inspektoratit për dënime për shkelje të të drejtave të punëtorëve i konfirmon edhe shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale.
Hana në një intervistë të fundit që ka dhënë për Telegrafin ka folur lidhur me kompetencat e Inspektoratit të Punës. Ajo ka “qortuar” Inspektoratin e Punës dhe raportimet mbi dënimet ndaj ndërmarrjes, për çka Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për to.
“Inspektorati i Punës e ka për detyrë me i trajtu si instancë, mirëpo jo të marrëdhënies së punës. Domethënë është një problem që ka lind, por i cili do të shërohet rrugës. Do të hyjë në binarë, sepse Inspektorati nuk e ka kuptuar rolin e vetë, të cilin e ka ligjor. Kur del tema që u dënua me 30 mijë euro, kjo nuk është përfundimi”, ka deklaruar ajo në këtë intervistë.
Megjithatë, ndryshe nga Hana specifikohet në Ligjin e Punës. Më saktësisht në nenin 94.
“Mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji të cilat e rregullojnë marrëdhënien e punës, sigurinë dhe mbrojtjen në punë, e bën Inspektorati i Punës në bazë të Ligjit për Inspektoratin e Punës dhe Ligji Nr. 2003/19 për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të punësuarve dhe mbrojtjen e ambientit të punës”, thuhet në nenin 94 të ligjit respektiv.
Të drejtë Inspektoratit të Punës i ka dhënë edhe Gjykata Komerciale, saktësisht shkalla e dytë. Në një vendim tashmë publik pas ankimimit të Telekomit me Hanën kryeshefe.
“Në nga shkresat të cilat gjinden në lëndë rezulton se me IP.nr.331/2023 i datës 25.07.2023 dhe vendimit nr. 01/08-51/2023, datë 19.04.2023, te Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve – Inspektoriati i Punës, është aprovuar pjesërisht si e bazuar ankesa e ankuesit S. V. si dhe i eshte shqiptuar gjobe ne artesi prej 800 euro palës paditëse”, thuhet në pjesën e arsyetimit të aktvendimit të shkallës së dytë të Komerciales.
“…Po ashtu, Gjykata e Shkallës së dytë konstaton se pala propozuese pretendimet e saja nuk i ka mbështetur në prova, duke mos i prezantuar gjykatës asnjë provë të vetme si dhe duke mos propozuar marrjen e provave me të cilat do të vërtetohet pretendimi i propozuesit për dëmë konkret, i cili vështirë do të riparohej, pra pala propozuese nuk e ka bërë të besueshme kërkesën e tij se ekzekutimi i vendimit do ti sillte dëm, po ashtu nuk e ka bërë të besueshëm as pretendimin se shtyerja e ekzekutimit të vendimit nuk është në kundërshtim me interesin publik, e as që do ti sillte ndonjë dëm palës kundërshtare”, vijon vendimi.
VENDIMI I SHKALLËS SË DYTË TË KOMERCIALES:
Inspektorati i Punës e ka dënuar disa herë Telekomin për shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe shkeljeve të të drejtave nëpër konkurse punësimi. Ka pasur raste madje kur Burbuqe Hana ka vendosur veten si kryetare të komisionit vlerësues, me qëllim që të avancojë njerëz në ndërmarrje sipas dëshirës së saj.
Vendimet e Inspektoratit të Punës për dënimin e Telekomit të Kosovës po e mbajnë firmën e Hekuran Nikçit, kryeinspektorin e Punës. Nikçi ka qenë pjesë e Bordit të Përkohshëm të Telekomit, i cili ka pasur gisht në zgjedhjen e Hanës si ushtruese e detyrës së kryeshefes, gjatë Qeverisë Kurti I.
Vizitoni knanlin tonë në Youtube:

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























