Lajme

Presion politik ndaj KPM-së, VV kërkon shkarkimin e kryetarit dhe bordit

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 09 February 2024

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal është kërkuar shkarkimi i bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë votuar që bordi i KPM-së të shkarkohet duke e quajtur “skandaloz” vendimin për rikthimin e kanaleve të “Arena Sport”.

Deputeti Dimal Basha i ka quajtur “njerëz të shitur” anëtarët e KPM-së, derisa për këtë ka reaguar kryetari i bordit, Jeton Mehmeti.

-Advertisement-

“Duhet pasur kujdes më gjuhën e urrejtjes ndaj anëtarëve të KPM-së dhe ndaj institucionit”, ka deklaruar Mehmeti.

Pastaj ka qenë deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, që zhvillimet brenda komisionit parlamentar i ka cilësuar si presion nga ana e Vetëvendosjes.

“Diskursi ka vetëm një emër dhe mbiemër. Presion politik. Po e keqpërdorim misionin tonë thelbësor për t’i mbrojtur institucionet e pavarura kushtetuese”, është shprehur Tahiri.

Ndërkaq Mehmeti dhe anëtarët tjerë të KPM-së e kanë arsyetuar vendimin e tyre, duke thënën se “Arena Sport” ka kërkuar falje për transmetimin e mbishkrimeve pas agresionit të 24 shtatorit në Banjskë “dhe ka garantuar se mesazhe të ngjashme nuk do të shfaqen kurrë më”.

Vizitoni knanlin tonë në Youtube:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera